Abaz Hilmi Dede Baba

Abaz Hilmi Dede 1887 – 1947 (Në postin e lartë 1945-1947)

Dede Abaz Ilmiu, lindi më 13 mars të  vitit 1887, në fshatin Mërtiaj të Përmetit. Fëmijërinë, deri në moshën 17 vjeç, ai e kaloi në fshatin e lindjes. Këto vite i përjetoi me vështirësi,  se babai, i vdiq që kur ishte 2 vjeç. Xhaxhallarët, që e rritën, i dhanë edukim e dashuri për Zotin dhe atdheun. Me të afërmit e familjes shkonte shpesh te mekami i  Mërtinjit dhe Bënjës. Çdo të diel, në ditët e pazarit, shkonte në teqenë e Këlcyrës, Sukës, gjithashtu dhe në teqenë e Përmetit dhe Alipostivanit gjatë javës. Nga bisedat dhe takimet me dervishët e baballarët, në teqetë e krahinës së Dëshnicës, Abazi mësoi për rrugën e besimit bektashian. Kështu, ai edukua  me dashurinë e Zotit dhe rrugën e ndritur të Haxhi Bektash Veliut. Që herët, Dëshnica kishte teqetë, tyrbet dhe vendet e shenjta si, Teqetë e Frashërit, Përmetit, Ali Postivanit, Këlcyrës, Sukës, Kiçokut, Bubësit; mekamet në Tolar, Leskovec, Xhanaj, Mërtinj, Bënj, Mazhan, Vinokash, Kosinë, Petran etj.  Me këtë frymë të përditshme, mori kulturën fetare, të respektin e dashurinë në Zot.