Nga themelimi, 800 vjetë më parë, tarikati bektashian ka kaluar në një proçes të gjatë zhvillimi, lulëzimi, rënie dhe ngritje. Drejtuar dhe organizuar ky tarikat nga Piri i Parë themelues, Haxhi Bektash Veliu (1282-1341) dhe Piri i Dytë, Ballëm Sulltani (1509-1517). Ai me largpamësi e shndërroi tarikatin bektashi në një urdhër të organizuar:
Rivendosi një sistem hierarkik të qëndrueshëm dhe një ritual të fortë. Hierarkia e bektashizmit është kjo: ashik (adhurues), myhib (antar spiritural), dervish, baba, gjysh, Halife, Dede (Kryegjysh). Ai ka merit të madhe në institucionalizimin dhe formësimin e mëtejshëm të tarikatit bektashianë.
Ballëm Sulltani bëri ndryshime në mënyrën e aplikimit të riteve dhe erkanit bektashi, duke i dhënë përparësi Frqan-Nameja dhe Tarikat-Nameja.
Gjithashtu formësoi grupin e myxhyretëve (të pamartuarit), pra rivendosja e Sistemit të Virgjërimit, sepse kjo do t’i çlironte klerikët nga çdo përkujdesje tjetër dhe do të mereshin vetëm me çështjet fetare. Që dervishët bektashinj të dalloheshin nga të tjerët, futi praktikën e shpuarjes së veshit të djathtë dhe vënien e Vathit të Virgjërimit, që quhet Mengysh. që bëhej me një ceremoni të veçantë. Ndryshime bëri dhe në veshjet e klerikëve. Vendosi rregull e disiplinë për mbarëvajtjen e veprimtarive fetare dhe të jetës së brendëshme të teqeve. Hoqi të drejtën e trashëgimisë të Dinastisë së Çelepinjëve.
Prandaj në traditën bektashiane konsiderohet si Pir-i Sani (Piri i Dytë). Që prej kohës së themelimit të tarikatit bektashian erdhi duke u pasuruar e plotësuar nga pikëpamja ideore, fetare dhe organizative. Deri sa në rreth dy 10 vjeçarëve të parë të shek. XVI. Ballëm Sulltani do t’i jepte trajtën përfundimtare këtij urdhri. Shumë autor të huaj shkruajnë dhe vlerësojnë veprën dhe jetën e Ballëm Sulltanit ky dishepull i madh i bektashizmit botëror. Sepse Ballëm Sulltani kur erdhi në krye të Qendrës Botërore, bektashinjtë u bënë më të organizuar, në kuptimin më të ngushtë të fjalës. Ai e reformoi tarikatin bektashi me të gjitha elementët e saj fetarë. Ceremonia e besimit, që futet në udhën bektashiane, e krijuar nga Ai, përdoret akoma në ditët tona. Atij i njihet përdorimi i 12 qirinjëve gjatë ceremonive, sikurse dhe mbajtja e teslimit, “guri i braktisjes, i quajtur ndryshe paliheng”, gur i gjerë opalin (si xham akulli), me 12 cepa. Me Ballëm Sulltanin fillon sendërtimi i plotë i një Urdhëri Dervishësh beqarë dhe shumë të vendosur, në myxheretllëkun e tyre, të cilët,vazhdimisht, shpirtërisht dhe fizikisht qëndronin në teqe. Kjo vazhdimësi është sot e kësaj dite.
Me strukturë dhe organizimin e tij gjatë shekujve me gjyshata është si më poshtë:
- Qendra e Haxhi Bektashit, përfshinte pjesën e Anatolisë Qendrore e Perëndimore.
- Qendra e Abdall Musajt, përmblidhte pjesët e tjera të Anatolisë.
- Qendra e Sejjid Ali Sulltanit në Dimotekë, përmblidhte gjithë Ballkanin, themeluar në vitin 1305.
- Qendra e Abdul Muminit në Qerbela, Irak përmblidhte një pjesë të madhe të Arabisë dhe Persisë.
- Qendra e Virani Sulltanit në Irak, përmblidhte Lindjen e Mesme.
- Qendra e Shahkuli Sulltanit në Stamboll, përfshinte viset gjatë bregut të Detit të Zi.
Por Asambleja Kombëtare turke më 20 Nëntor 1925, në bazë të cilit u mbyllën të gjitha teqetë dhe zavijetë bektashiane në Turqi me ligjin ………-: në këto kushte Sali Niazi Dede, i cili ishte Kryegjysh Botëror i Bektashinjve në Haxhi Bektash-Turqi në janar të vitit 1930 vendosi Qëndrën Botërore Bektashiane në Shqipëri.