Në Shqipëri
Nr. | Gjyshata | Me qendër | Ka nën juridiksion |
1 | Krujë | Shememi Babai F.Krujë | Krujë, Durrës, Kurbin, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, Peshkopi, Bulqizë dhe Mat. |
2 | Elbasan | Xhefai Babai | Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Prrenjas, Kavajë dhe Lushnjë |
3 | Berat | Tahir Baba Prisht-Skrapar | Berat, Skrapar dhe Përmet |
4 | Korçë | Turan, Korçë | Korçë, Devoll, Bilisht, Pogradec dhe Kolonjë |
5 | Gjirokastër | Asim Babai, Teqeja e Zallit | Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë, Delvinë |
6 | Vlorë | Kuzum Baba Sulltanit | Vlorë, Himarë, Borsh, Fier, Patos, Rroskovec, Mallakastër. |
Sot në Botë
Komuniteti Bektashian i Kosovës
Komuniteti Bektashian i Maqedonisë
Komuniteti Bektashian i SHBA, Kanada dhe Australi
Komuniteti Bektashian i Turqisë
Teqetë në Mal të Zi, Greqi, Bullgari, Rumani, Hungari, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Egjipt, Iran, Irak, SHBA etj., mbajnë lidhje të drejtpërdrejta me Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Shënim:
Kurse në vendet e tjera, besimtarët bektashianë krijojnë bashkësitë e tyre, titullarët e të cilëve dekretohen nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.
Duke patur parasysh diasporën dhe emigracionin ku ka përqëndrime më të mëdha të bektashinjve, me propozim të tyre dhe me Dekret të Kryegjyshit Botëror mund të krijohen kryesi për të drejtuar këto komunitete bektashiane në botë.