ASHURJA

Ashurja

Ditën e dhjetë të Matemit, për t’i dhënë fund kësaj periudhe agjërimi, zhvillohet në teqe një ceremoni gjatë së cilës, besimtarët pijnë ujin e jetës, sherbetin dhe mbas kësaj vihet ashurja në zjarr dhe vazhdon të nesërmen “Dita e Ashures”. Ashurja është ëmbëlsira e posaçme, që merr emrin e kësaj dite. Dita e dhjetë do të thotë Ashure, e cila shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Hysenit në Qerbela. Ashurja gatuhet me grurë, ujë, niseshte, fasule, bath, misër, fiq të thatë, rrush të thatë, arra sheqer (ose mjaltë, pkmez, musht), kanellë. Në ceremoninë fetare recitohet me zë të lartë, mersije, bëhen lutje fetare në një heshtje zie. Pastaj bëhen vizita, populli dhe besimtarët shijojnë ashuren, përmendin heroin e Qerbelasë Hysenin.