Bektashizmi

Bektashizmi  është udhë mistike islame që merret me përsosmërinë e njeriut. Është udha që e udhëheq ndjeksin dhe e shpie në objektivin e dëshiruar, në afrimin me Zotin. Është ajo vijë vetmitare mistike, e cila e mërgon ndjeksin nga të gjitha shijet e kësaj bote dhe e pais me dashurinë e Zotit. Rrënjët e urdhrit bektashian (tarikat) në Shqipëri datohen që prej më shumë se 8 shekuj, kur misionari Sari Salltik erdhi në malin e Krujës, dhe la gjurmë të veprës së tij në gjithë teritorin e Shqipërisë dhe Ballkanit.
Bektashizmi  adhuron dhe respekton gjithë urdhëresat dhe veprimtaritë islame. Baza e tij është Kurani dhe fjala e Profetit Muhamed a.s, adhuron Zotin e   Madh dhe i falet Atij, duke e njohur si pushtetin e plotfuqishëm,  Krijues të çdo gjëje. Admiron Profetin Muhamed si ndriçues botëror i dritës islame dhe përçues i saj. Tarikati bektashi ka lozur rol të rendësishëm në islamizimin e Anadollit dhe Ballkanit. Ai respekton12 imamët veçanërisht të Madhin Ali dhe  familjen profetike, Ehli-Bejtin. Ai pais botën islame për herë të parë, me njohuritë dhe dritën mistike, sa u quajt nga të gjithë mistikët islam “Shahi Evlija”, “ Mbreti i Shënjtorëve”. Qëllimi është edukimi i njeriut dhe dashuria ndaj tij, që realizohet duke kaluar në katër dyer: Sheriat (ligji i fesë), tarikat (udha mistike), hakikat (realiteti shpirtëror) dhe marifet (njohja e thellë).
Për veç  agjërimit  të  përgjithshëm  islam, bektashizmi trashëgon edhe agjërimin përkujtimor të Matemit, që është zija e Qerbelasë.  Në këto ditë përkujton  të gjithë profetët, dëshmorët  e Qerbelasë, me  Hysenin e madh në krye, të cilët ranë dëshmorë në fushën e nderit, duke qënë të etur e të djegur për një pikë ujë. Këtë nuk e bëjnë vetëm bektashinjtë, por e gjithë bota islame, udhët mistike që e çmojnë dhe e përkujtojnë këtë sakrificë dhe për nder të dëshmorëve  të Qerbelasë,  për dhjetë ditë me radhë nuk pijnë ujë.
Be ktashinjtë  festojnë  dhe  ditë lindje n  e të madhit  Ali, “Sulltan  Nevruzin”.  Ceremonitë bektashiane bëhen të gjitha para  publikut, përveç ceremonive të dorëzimeve dhe lutjeve të posaçme, në të cilat marrin pjesë vetëm   antarë spiritual, domethënë myhibët. Ky është një rregull i përgjithshëm  i misticizmës,  e cila i rezervon hollësitë e saj, nga ata që s’ kanë pjekurinë e duhur fetare dhe nuk i quan të aftë për të kuptuar këto hollësi. Këtë e tregon vetë fjala misticizëm.

 

1
Kurani Sureja Fatiha

Dymbëdhjetë Imamët:

Imam_Ali2-141x193
Imam Aliu.

1

Famija e Ehli- Bejtit

Me të vërtetë unë po ju le amanet në mesin tuaj o popull, dy gjëra me vlerë, Librin e Zotit  dhe Ehli - Bejtin tim, derisa të jeni lidhur tek ato të dyja dhe të kërkoni ndihmë prej tyre, nuk do të devijoni kurrë nga rruga e drejtë dhe me të vërtetë këto të dyja nuk do të ndahen nga njera tjetra, deri sa të vijnë pranë meje në oazin e Keutherit.

Unë jam qyteti i Diturisë, Aliu është porta e Tij.

Profeti Muhamed (a.s.)

Zoti është më i madhi, Ai Zot, i cili plotësoi për ne fenë e Tij dhe plotësoi për ne begatinë e Tij dhe është i gëzuar dhe i kënaqur me misionin Tim dhe kujdestarinë e Aliut pas meje. 

Profeti Muhamed (a.s.)

Dashuria ndaj Atdheut është prej Besimit

Profeti Muhamed (a.s.)

O njeri! Ke lindur i lirë prej nënë dhe babe. Mos u  bë rrob i askujt!
O Muak'kal, qëndro gjithmonë nën urdhërat e Allahut ! Mos vepro jashtë ligjeve me myslimanët, mos u bëj i padrejtë me jo myslimanët, që janë në besën tonë!
Mos u trego mendjemadh se Allahu nuk i do ata !
Mbajeni fjalën kur diskutoni, mbani drejtësi kur gjukoni dhe mos u krenoni me prindërit.
Kushdo që u largua nga e Drejta, u rrënua.
Kur shikon të keqen, largohuni prej saj.
Lakmia është një skllavëri e përjetshme.
Shkule të keqen nga kraharori i të tjerëve, duke e shkulur atë nga vetë kraharori yt.

                                                  Imam Aliu  "Kulme të Fjalës"( Nehxh ul -Belaga)