BEKTASHIZMI DHE ÇËSHTJA KOMBËTARE SHQIPTARE

...Nacionalistët e rinj si Rexhep Pashë Mati, Shahin Bej Kolonja, Mehmed Ali Pashë Vrioni, Ismail Qemal Vlora, Fadil Pashë Toptani, dhe Bajo Topulli, që gjetnë pështetje në institutën bektashiane, përfaqësuar prej Baba Hysen Melçanit, Baba Abedin Frashërit, Baba Salih Elbasanit, Baba Ahmet Koshtanit, Baba Shaban Prishtës dhe Baba Xhemal Përmetit...

Baba Ali Tomorri

... Bektashianët e Shqipërisë gëzojnë dy tipare që bien në sy. Këto janë toleranca me të cilën shohin besimet dhe organizimet e tjera, si dhe vënia e dashurisë për atdheun mbi gjithçka. “Pa atdhe, nuk ka fe”, është një shprehje që përdoret gjerësisht prej bektashinjve shqiptarë. Në shtetin e sotëm shqiptar  njihen zyrtarisht bashkësitë myslimane (sunite), katolike, ortodokse dhe bektashiane. Këto bashkësi marrin pjesë në gëzimet e festat e njëra-tjetrës, urojnë njëra-tjetrën për festa dhe janë një shembull i vërtetë i tolerancës fetare në mbarë botën.”

Hüseyin ÖZCAN

Aqif Pashë Elbasani
Baba Ahmet Turani
Baba Fejzë Bulqiza

... në këtë kryengritje(v.1912), ku të gjitha teqet e bektashivet muar pjesën ma aktive - baba Hysejn Melçani mori malet e u bashkua me Kryengritësit për të dëftyer edhe një herë flakën që i vlonte në shpirtin e tija në kohën e pleqërisë për lirin e kombit q’ e nderonte si një udhërrëfenjës të shënjtëruar pa një të mettë...

... nër kohë që Janina dhe Shkodra - dy fortesa Shqiptare - akoma nuk ishin dhënur në dorën e armikut, se ato po mbroheshin ma tepër prej krahrorëve të çelnikta të bijve të Shqipërisë, kur kishin marë anë edhe vetëdashës të dërguar ng’ an’ e Baba Haxhi Krujës në veri dhe ng’ an’ e Baba Abedin Frashërit në Jugë.

...bektashinjtë ju përveshënë punës duke mbajtur gjer më një, detyrën e tyre. Në Korçë Baba Ramadan Qatromi, në Tepelenë Baba Ahmet Turani, në Përmet Baba Mustafa Frashëri dhe Baba Xhemali, në Skrapar Baba Hysejni, në Gjirokastër Baba Aylejmani dhe Baba Selimi, vitin 1920 u përpoqënë e bashkuan popullin në favor të Kongresit Kombëtar q’u mbajt atë vit në Lushnjë, i cili kongres do të mbetet i shënjtë dhe i paharruar, se popullin shqiptar e tregoj që ish një komb i gjallë për të parën herë pas kongresit të Vlorës, që ish mbajtur në (1912), kur ishte çpallur mëvehtësi e Shqipërisë.

Baba Ali Tomorri

Teqeja e Melçanit

Baba Ali Tomorri

Teqetë gjatë Rilindjes Kombëtare, dervishët dhe baballarët kontribuan në përhapjen dhe ngritjen e shkollave shqipe.
Në Teqenë e Frashërit, Baba Alushi hapi shkollë ku mësuan dhe vëllezërit Frashëri.
Baba Abedini i teqesë së Frashërit  hapi shkollë shqipe në Kakos, për katundet Qeshibes, Strenec, Surropull. Në vitin 1910 ai organizoi mitingjet në Skrapar dhe Përmet, me moton: "Rroftë ABC-ja".
Baba Meleq Shëmbërdhenji ndihmoi në hapjen e shkollave shqipe dhe shpërndau abetaret që vinin nga Rumania, në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Baba Xhaferi, i teqesë së Prishtës, hapi në vitin 1908 shkollën e parë shqipe në Çorovodë, me 34 nxënës nga fshatrat përreth.
Baba Sali Matohasanaj hapi shkollën e parë shqipe në Matohasanaj - Tepelenë dhe në Golimbas të Vlorës, para vitit 1908.
Baba Ahmet Koshtani hapi shkollën e parë shqipe në teqenë e Koshtanit më 1908.
Baba Jashar Krena, në Martanesh hapi shkollën shqipe më 1908.
Baba Jusufi i teqesë së Bllacës  në Dibër hapi shkollë shqipe më 1908.
Baba Fetahu i teqesë së Backës hapi shkollë shqipe, në Skrapar, para Lidhjes së Prizrenit.
Haxhi Ismail Baba, Haxhi Muhamet Baba, Haxhi Hysen Baba, Baba Zenel Kaloshi, Dervish Ali Dedej, kanë dhënë ndihmesë për përhapjen e gjuhës shqipe në Krujë dhe rrethinat e saj.

Baba Ahmet Koshtani hapi shkollën e parë shqipe ne teqene e Koshtanit me 1908
Baba Xhaferi, i teqesë së Prishtës, hapi në vitin 1908 hapi shkollën e parë shqipe në Çorovodë me 34 nxënës nga fshatrat përreth.
Teqeja e Martaneshit
Baba Fetahu i Teqesë së Backës, hapi shkollë shqipe, në Skrapar para Lidhjes së Prizrenit
Baba Jusufi i teqesë së Bllacës, hapi shkollën shqipe Dibër më 1908