BEKTASHIZMI NË SHQIPËRI

...Bektashizma Shqiptare nuk është dëborë, kjo është fare e lules së qytetërimit, të cilën në mos ditshin ta mbjellin ata q'e kan në dorë, më qaf e paçin.

Baba Ali Tomorri

Të dhënat e para për Bektashizmin në Shqipëri i kemi nga Evlia Çelebiu, vdekur rreth vitit 1680, i cili flet për vizitat që ka bërë në teqetë bektashiane të Kaninës dhe rrethinat e Vlorës. Teqeja bektashiane e Kaninës thuhet se është bërë nga Haxhi Bektashi dhe dhëndëri i Sulltan Bajazitit të dytë.
Studjues të tjerë tërheqin vëmendjen për  periudhën e vendosjes së Sulltan Muratit të Dytë ( 1421 - 1451), së bashku me ushtarët e tij në Shqipëri.
Në kohën e sundimit të Mehmetit të dytë ( 1451- 1481), shenjtorët,  si Kasëm Baba, Piri Baba, Jemin Baba, Hysejn Baba, kanë përhapur bektashizmin në vende të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa gjatë sundimit të sulltan Bajazitit të dytë ( 1481 - 1512), ka ngritur shume teqe të besimit bektashi në Shqipëri.
Misionarët bektashinj u dërguan në Shqipëri në grupe të vogla të përbërë nga tre veta: një Baba dhe dy dervishë. Ndërmjet misionarëve të parë që u dërguan në Shqipëri ishin Baba Ali Horasani, në Krujë, Dylgjer Hysejni, në Elbasan, Baba Arshiu në Gjirokastër dhe shumë të tjerë. Që të gjithë këta shkuan në Shqipëri ndërmjet shekullit XIV dhe XV... Në shekullin XVII u ngrit në Gjirokastër e para teqe bektashiane. Kjo teqe u themelua nga Asim Babai. Pak më vonë u ngrit në Krujë teqeja e famshme e Shemini Babait... Pas disa kohe, Xhefai Ibrahim Babai themeloi teqenë me rëndësi të Elbasanit. Në të njëjtën kohë u hap teqeja e Kosturit, ndën kryesinë e Rustem Babait...

Xhevat Kallajxhi

14Harte mbi shtrirjen e Bektashinjeve ne Shqiperine e Jugut, (Hascluck) dhe Harte e Babingerit (1962)

16Gjeneologjia e baballareve bektashinj te teqese se Krujes dhe Qarkore e Ministrise se Vakefeve per administrimin e teqeve, 1912.

15
Shtrirja gjeografike e teqeve Bektashiane në Shqipëri.

SARI SALLTIK NË SHQIPËRI

Sari Salltik

Nga Hazreti, dorë e Tij,
Halife që janë bërë,
Plot tridhjetë e gjashtë mijë,
Botën gjithë kanë zënë,
 Nga të gjithë, pranë vehtes,
Mbante treqind e gjashtëdhjetë,
 Të tjerët i shpërndante,
 Ku e meritonin vetë.
Në gjithë anët nëpër botë,
 Dhe në mbarë njerëzimin,
U jepte desturë të fortë,
Përhapnin myslimanizmin...
Sejjid Xhemali Sulltani,
Me Sari Salltek Sulltanë,
Ishin zgjedhur nga Piri,
Të ndriçonin gjithë dynjanë

Haxhi Bektash Veliu - "Vilajet Nameja"

Sari Salltiku erdhi në shpellën e Malit të Krujës në vitin 1325, nga muaji maj e deri në shtator. Populli ishte në skamje e varfëri dhe i prekur nga sëmundjet e ndryshme, si verdhëza, lija, lebra, plasja etj. Populli i Krujës kur mori vesh se kishte ardhur Sari Salltiku me dy dervishë, i kerkuan ndihmë për shërim. Emri i vërtetë i tij është Sherif Hëzër ose Muhammed Buhari.

Sipas rrëfimit në Vilajetname-në e Haxhi Bektash Veliut, Sari Salltëku ka qenë një bari i thjeshtë, por Haxhi Bektash-i Veliu i ka thënë: “ Salltëk ty të lëshuam në viset Bizantine” dhe si pasojë është obliguar me detyrë të bekuar dhe i shndërruar në personalitet shpirtëror është nisur për në Ballkan.

„ Biri im! Prej ty kërkoj që t’i ndjekish këshillat e mia. Jeto me drejtësi dhe sipas ligjit. Sillu mirë me popullsinë. Assesi mos e ha haramin. Mos e zgjat dorën në pasurinë e askujt. Mos derdh gjak pa të drejtë. Assesi mos u largo nga lufta. Mos u kreno me pasuri dhe pushtet. Mos u frikëso nga tirani dhe mizori. Dashuroji dijetarët dhe të pafajshmit, afroji ata pranë vetes. Ndiqi rregullat e fesë. Kushtoji rëndësi dijes dhe adhurimit“.

Sari Salltëk

VENDET E SHENJTA TË SARI SALLTIKUT NË SHQIPËRI, NË BALLKAN E VENDE TË TJERA!

Gjurma e Sari Salltikut, Krastë. Krujë
Teqeja e Sari Salltikut, Krastë. Krujë
Dede Ahmet Myftari pelegrinazh në Sari Salltik, Krujë.
Varri i Sari Salltikut në Shkëlzen, Tropojë.

Shqipëri: 
Varri i Sari Salltikut në malin Shkëlzen - Tropojë
Mali Pashtrik, Vend i shenjt - Has
Shpella e Sari Salltikut - mali i Krujës
Gjurma e Sari Salltikut - Krastë, Krujë
Shpella e Sari Salltikut - Mamuras
Vendi i Mirë- Laç
Gjurma e Sari Salltikut - Shijak
Fshati Radë - Durrës
Guri i Salltikut - Dhemblan, Tepelenë
Sergjik mbi malin Lazarat - Gjirokastër

Kosovë:
1.Fusha e Zenjel Agës - në periferi të Pejës
Fshati Zagatar Opojë, Prizren

Ballkan:
Tyrbe në Babadag - Kostancë, Rumani
Blagaj - Bosnjë-Hercegovinë
Kalikara - Varnë, Bullgari
Ohër - Maqedoni
Korfuz, Çamëri - Greqi

Vende të tjera:
Turqi, Rumelifener Sarijer (Stamboll),
Turkistan, Afganistan
Iznik (Bursa), Bolu (Nigde),
Kastamonu, Manisa, Kytahja,
Babaeski, Dijarbakër
Hozat (Tunxheli),
Krime (Rusi),  Malet Kaukaz,
Egjipt, Portugali, Libi, Tunizi,
Etiopi, Algjeri, Marok, Indi, Kinë dhe Arabi,
Gjermani, Çeki, Sllovaki, Poloni, Spanjë

Blagaj, Bonjë-Hercegovinë
Tyrbe në Babadag - Kostancë, Rumani
Tyrbe në Babadag - Kostancë, Rumani
Konferencë shkencore kushtuar Sari Salltikut, Rumani