FRASHËRI DHE VËLLEZËRIT FRASHËRI

shtepia-905x395

frasheri

baba-alushi
Baba Alushi

Nën kryesinë e Baba Alushit mbahet një mbledhje e madhe në Frashër, në të cilën marrin pjesë të gjithë Baballarët dhe paria e Toskërisë. Në këtë mbledhje u hartua një akt me tri nene: 1. Një projekt se si duhej të mbrohësh Shqipëria. 2. Një Besëlidhje. 3. Kërkimi i autonomisë për katër vilajetet shqiptare: Shkodër, Shkup(Kosovë), Manastir, Janinë. Abdyl Frashëri me Gani Frashërin me këto projekte u ngritën e vajtën në Prizren. Këtu Abdyli dyke iu treguar ngutësinë dhe rëndësinë e kohës anëtarëve të Lidhjes së Prizrenit, bëri që projektet e hartuara në Frashër, të pranoheshin.

Mehdi Frashëri

 "Nasibi Tahir Babai është nga predikatorët bektashinj. Ka lindur në fshatin tim në Frashër....Vizitoi për disa kohë vendet e shenjta të fesë islame. Kur u kthye themeloi Teqene e Frashërit, e cila me kalimin e kohës u rrit dhe sot është një Teqe e madhe. Vdiq më 1835. U varros në një tyrbe pranë teqesë së tij, e cila sot vizitohet nga bektashinjtë..."

Sami Frashëri

Naim bej Frashëri pati edhe një tjatër nder: Kuptoi dobinë që mund të nxjerrë kombësia jonë nga Bektashizmi, iu qas, pra, kësaj feje me gjithë zemrë; shkruajti libra e vjersha, që baballarët i kanë në nder të madh, e meritojnë të quhet si një nër themeluesit e kësaj feje në Shqipëri. Me atë mënyrë gjithë Bektashizmin e solli e e mbajti, në qark të kombësisë të dashur.

Faik Konitza

 

Qerbelaja e Naim Frashërit është historia e Bektashizmit e shlruar ne vargje dhe një trashëgimi e pasur për letërsinë Bektashiane
Qerbelaja e Naim Frashërit është historia e Bektashizmit e shlruar ne vargje dhe një trashëgimi e pasur për letërsinë Bektashiane