Me ndihmat shpirtërore dhe materiale të besimtarëve bektashinj, të krishterë dhe syni në Sh B A, më 15 maj 1954 u çel në Detroit- Michigan teqeja e parë bektashiane këtu. Shumë i veçantë për ngritjen e kësaj teqeje, është kontributi i madh i Imzot Fan Nolit. Në krye të teqesë si titullar shpirtëror, u vu Dervish Rexheb Beqiri, i cili më vonë u konsakrua si Baba. Ky konsakrim, për arësye se Tirana zyrtare nuk e njihte Teqenë bektashiane në SH B A, u rregullua në bazë të Kodit tonë zakonor, si edhe me Dekret të Shenjtë e të posaçëm, lëshuar nga Gjysh Siriu, postmajtësi i Teqesë së Kajros, në Egjipt.
... Kur mjegulla u largua përgjithmonë, kur errësira mori arratinë prej Shqipërisë, atëherë u zbulua edhe figura e Baba Rexhebit, e këtij kleriku të shquar dhe atdhetari të ndritur. I pari mendim që më vjen, ndërsa kujtoj takimet e mia me këtë shenjtor, është pikërisht ai se çdo fjalë e Tij, ishte një shkollë e madhe. Rrallë fliste, shumë rrallë, por gjithmonë fjala e Tij kishte një peshë të madhe të çuditëshme, emocionuese. Ato fjalë të thëna bukur, të vendosura me aq kujdes në bisedë, më kujtonin gjithmonë gurët e bardhë të shtëpive gjirokastrite me simetrinë dhe dritën e bardhë të tyre.
Haxhi Dede Reshat Bardhi
Marrë nga një këndvështrim më i gjerë, babai nuk bekonte vetëm shtëpi e familje. Prania e Tij e gjatë në vendin tonë dhe varrimi i Tij në këtë truall, e kanë shenjtëruar Tokën tonë. Dua të them se për Amerikën, Baba Rexhebi ka qënë një bekim, kështuqë më duhet të falenderoj shqiptarët, që një shenjt të tyre e ndanë me Botën.
Frances Trix