Teqeja e Gjakovës ka qënë dhe mbetet me histori të madhe. Bektashinjtë e Kosovës kanë parë, te ky tempull i lashtë bekimi, jo vetëm adhurimin dhe dashurinë e Zotit, por edhe dashurinë ndaj Atdheut, ndaj Kosovës martire.
Qazim Bakalli lindi në Gjakovë, në dekadën e fundit të shekullit të nentëmbëdhjetë dhe pas mbarimit të shkollimit fillor në vendlindje, u regjistrua në shkollën pedagogjike "Mekteb-i Edeb" në Shkup. Nën ndikimin e Bajram Currit, Hasan Prishtinës e të tjerë, ai u shqua edhe në përpjekjet për alfabetin latin të gjuhës shqipe. Përjashtohety nga shkolla dhe me ndihmën e Hasan Prishtinës, pranohet në Normalen e Elbasanit. Shërben si mësues në Gjakovë. Pas rënies së Gjakovës nën Mbretërinë Serbo-kroato-sllovene, Qazim Bakalli shkoi në Teqen Bektashiane të Baba Hamzës në Shtip dhe më pas u dorëzua për dervish në Teqen bektashiane të Baba Mustafës në Elbasan. Në Teqen Harabati në Tetovë, Baba Qazim Bakalli krahas ripërtëritjes së veprimtarisë së saj u shqua edhe në atë patriotike, duke ndihmuar shumë në unitetin e shqiptarëve.