Tiranë më 23 - 24 shtator 2000
Në Kongresin e shtatë Botëror u vendos:
- Qëndrimi i përbashkët lidhur me barazimin e bektashizmit në doktrinën islame dhe në mësimet e Ehli-Bejtit.
- Domosdoshmëria e organizimit dhe bashkëpunimit të treqind e pesëdhjet milion alevianëve, kudo në botë.
- Botimi i një reviste disa gjuhëshe, që të bëjë të njohur mendimin filizofik të Islamit, Kuranit e të Ehli-Bejtit.
- Organizimi pranë Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë të një shkolle, ku pjesëmarrësit të njohin thellësinë dhe madhështinë e mësimit të Ehli-Bejtit dhe të Hynqar Haxhi Bektash Veliut, duke synuar, që në tqë ardhmen të ngrihet një institut i Ehli-Bejtit në Shqipëri.
- Dërgimi i një letre të hapur Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Turqisë dhe Ministrit për Kulturën e Çështjeve Fetare, që të shihet mundësia për të ndërhyrë Dërgjahu i Shenjtë i Hynqar Haxhi Bektash Veliut, të mos mbahet më i mbyllur thjesht si objekt muzeor, por të shohë përsëri derën e Pirit Tonë të Madh.