LETËRSIA BEKTASHIANE NË SHQIPËRI

Në teqetë e Shqipërisë, rrjeti i të cilave ka qenë shumë i gjerë dhe i hershëm, u kultivua një letërsi artistike, teologjike dhe filozofike shumë e pasur. Mbi këtë bazë të begatë dhe të ngritur kulturore lulëzoi dhe shkrimi shqip edhe pse me alfabet arab.

"Muhtamameja" dhe "Hadikaja" përkthyer nga Dalip Frashëri
222
Baba Meleq Shtëmbërdhenji

Dorëshkrim i Ibrahim Hasnajt për Zenel Bastarin

Nasibi Tahir Babai, nga Frashëri, vdekur me 1835, ka shkruar gazele në persisht dhe turqisht.
Baba Abdullah Melcani, vdekur me 1852, gjithashtu ka vjersha në gjuhën shqipe.
Haxhi Haqi Ali Babai, njohës i thellë i gjuhës turke, ka përmbledhur në një vellim, dy divane, qe kishte shkruar në arabisht dhe në persisht.
Baba Selim Ruhiu, shquhet per rnjë
talent te rrallë poetik. Ai ka lënë të shkruara, tri divane arabisht, persisht dhe turqisht. Ne vitet e fundit të jetës, ka shkruar edhe gazele shqip.
Adem Vexhhi Babai, i lindur më 1841, në GJakovë, që ndihmoi në mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit, është një nga vjershetorët dhe baballarët e mëdhenj bektashinj
Baba Meleq Shërnbërdhenli, që ka punuar në dobi të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke përhapur libra shqip, ka shkruar vjersha të bukura, me frymë patriotike dhe fetare, në gjuhën shqipe.
Baba Ahmet Turani, i cili i dha nje bujë të madhe Teqesë së Turanit, në Tepelene dhe e beri nje nga me të dëgjuarat, në Shqipëri, ka patur edhe talent për nefeset bektashiane.
Baba Ali Tomorri, i njohur me pseudorumm, "Varf Ali Prishta", shkroi nefese e gazele bektashiane. Ai është autor i disa librave, si: "Historia e Bektashizmës' (1929)," Literatura e Bektashinjve", që përrnban vjersha të poetëve bektashnj, të perkthyera prej tij, “Bektashinjtë e Shqipërisë” (1921 ), me prozë dhe vjersha, "Nefese dhe Gazele Bektashiane”.
Baba Sahu i Matohasanajt ka shkruar poezi me motive të qarta atdhetare si dhe ju vu përkthimit të "Hadikasë", së Fuzuliut.
Baba Hamzai (1882 - 1952), lidur në GJakove, ka lënë shumë vjersha me frymë mistike bektashiane. Baba Xhemau. ka qënë njeri me kulturë dhe ka patur edhe talent për vjersha. Në vitin 1927, ndërtoi një teqe të re në qytetin e Elbasanit.

Baba Rexhebi

Nefese të Nezim Frakullës
Nefese të Nezim Frakullës
Tyrbja e Hasan Zeko Kamberit, Starje. Kolonjë
Tyrbja e Hasan Zeko Kamberit, Starje. Kolonjë

Në mes të vjershëtorëve të Shqipërisë ka zënë kryen Hasan' i Zyko Kamberit. Pas Tij vijnë Nezimi, Hixheretliu etj. 

Naim Frashëri

888

Nefes Bektashian shkruar nga Gjysh Bektash Kozeli