Organizimi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, nga viti 1930 e në vazhdim

Në Shqipëri

Nr. Gjyshata Me qendër Ka nën juridiksion
1 Krujë Shememi Babai F.Krujë Krujë, Durrës, Kurbin, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, Peshkopi, Bulqizë dhe Mat.
2 Elbasan Xhefai Babai Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Prrenjas, Kavajë dhe Lushnjë
3 Berat Tahir Baba Prisht-Skrapar Berat, Skrapar dhe Përmet
4 Korçë Turan, Korçë Korçë, Devoll, Bilisht, Pogradec dhe Kolonjë
5 Gjirokastër Asim Babai, Teqeja e Zallit Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë, Delvinë
6 Vlorë Kuzum Baba Sulltanit Vlorë, Himarë, Borsh, Fier, Patos, Rroskovec, Mallakastër.

 

Sot në Botë
Komuniteti Bektashian i Kosovës
Komuniteti Bektashian i Maqedonisë
Komuniteti Bektashian i SHBA, Kanada dhe Australi
Komuniteti Bektashian i Turqisë
Teqetë në Mal të Zi, Greqi, Bullgari, Rumani, Hungari, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Egjipt, Iran, Irak, SHBA etj., mbajnë lidhje të drejtpërdrejta me Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Shënim:
Kurse në vendet e tjera, besimtarët bektashianë krijojnë bashkësitë e tyre, titullarët e të cilëve dekretohen nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.
Duke patur parasysh diasporën dhe emigracionin ku ka përqëndrime më të mëdha të bektashinjve, me propozim të tyre dhe me Dekret të Kryegjyshit Botëror mund të krijohen kryesi për të drejtuar këto komunitete bektashiane në botë.