Më 15 qershor 1826, gazermës iu vu zjarri dhe para se të binte nata, trupat rebele jeniçere ishin fshirë nga faqja e dheut. Rezultati i përafërt i kësaj beteje ishte: 400 jeniçerë të vdekur, disa mijë të tjerë të ekzekutuar në qytete të ndryshme të Perandorisë. Trupave jeniçerë iu kishte ardhur fundi. Madje dhe emri i tyre u shpall i jashtëligjshëm.
Shkatërrimi i këtyre trupave, që e quanin vehten "Djemtë e Haxhi Bektashit", padyshim që do të rëndonte edhe mbi teqetë bektashiane... Sulltani urdhëroi pëefaqësuesit e Tij në të gjithë vendin, të kontrollonin teqetë bektashiane dhe t'i mbyllnin...
John Kingsley Birge
Grekërit dhe Rebelët në vitin (1914) Bektashizmën Shqiptare e shkatëruan ma keq nga Sulltan Mahmuti (100) vjet ma parë; gjith kjo katastrofi gjith kjo mizori, u bë sepse bektashinjtë si Shqiptarë ishin patriotë dhe si njerës ushqenin mendime liberale.
Shuma e teqevet të prishura dhe të djegura prej duarvet rebelo-Greke arrin më tetëdhjetë; katastrofija e bektashinjet më 1914, ka për të mbetur një ndodhi historike tepër e dhëmpshur dhe e pa harruarë.
Baba Ali Tomorri
Bjerrjet e tarikatit bektashi në Epir, gjatë trubullimeve që kanë ngjarë pas luftës ballkanike, kanë qënë shumë të mëdha. Shumë teqe u dogjën nga themeli dhe shumica e atyre që shpëtuan nga djegja, u plaçkitën nga grekët. Për të justifikuar këto veprime, grekët janë shfajësuar, se bektashinjtë, kanë qënë mbështetje e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe se shumë teqe kanë strehuar kryengritësit shqiptarë. Këtyre akuzave bekashinjtë i janë përgjigjur, se ata ishin aleatë të natyrshëm të çështjes shqiptare.
F.V.Hasluck
Në 20 nëntor të 1925, Ligji nr. 677, që u miratua nga Asambleja e Madhe Kombëtare e Republikës së Turqisë, mbyylli që të gjitha teqetë dhe zaviyes. U ndaluan që të ushtronin funksionet që lidheshin me titujt "Sheh, Baba, Sheit, Murshid, Dede, Çelebi dhe Halife". Disa veprimtari të tilla, si leximi i së ardhmes, magjia, duaja, sjellja e lajmeve nga bota e padukshme, të cilat ndikonin në rritjen e besimit u ndaluan. Të gjithë varret e Sulltanëve dhe të gjithë varret, që kishin lidhje me teqetë, u deklaruan të mbyllura. Dënime jo më pak se tre muaj burg dhe jo më pak se 40 lira gjobë, u vendosën për këdo, që guxonte ta thyente këtë ligj.
John Kingsley Birge
Persekutuar nga andartët Grekë
Baba Hafizi, i vrarë
Dervish Muharrem Zhulali
Rushid Rabija
Ferhat Kalanderi, Zabërzan
Baba Shemshedin, Teqeja e Frashërit, vdiq në Vlorë
Baba Shaban Prishta, vdiq në teqenë e Egjiptit
Persekutuar nga rebelët 1914-1915
Baba Sulejman Tetova, teqeja Barmash, i vrarë
Baba Meçua, Krujë
Kryegjyshët
Sali Njazi Dede, i vrarë në vitin 1941
Dede Abazi. Vetvritet në vitin 1947.
Dede Kamberi. Në vitin 1945, dënohet 15 vjet burg. Ndërroi jetë në burgun e Tiranës, në vitin 1950.
Dede Ahmeti. Në vitin 1958 internohet 10 vjet në Drizar të Mallakstrës.
Dede Reshat Bardhi. Në vitin 1958 internohet 10 vjet në Drizar të Mallakstrës.
Baballarë, dervishë të burgosur, të pushkatuar, të internuar.
Të vrarë gjatë Luftës II Botërore:
Baba Murati i teqesë së Frashërit, vrarë në vitin 1943.
Baba Zylfua i teqesë së Turanit Korçë, vrarë në vitin 1943.
Baba Femiu i teqesë së Vrëpckës Korçë, vrarë në vitin 1944.
Dervish Ali Koçiaj, vrarë në vitin 1944.
Të pushkatuar dhe të vetëvrarë:
Baba Qamil Gllava, pushkatohet në vitin 1945.
Baba Xhelo Gllava, ekzekutohet në vitin 1946.
Baba Ali Tomorri, i teqesë së Zallit, ekzekutohet në vitin 1947.
Baba Habibi, pushkatohet në vitin 1948.
Baba Shefqet Koshtani, pushkatohet në vitin 1948.
Baba Bedri Carkanji, i teqesë Brerim, Skrapar, ekzekutohet në vitin 1948.
Baba Mustafa Canaj, arrestohet në vitin 1944. Dënohet me burgim të përjetshëm dhe ndërroi jetë në burg, në vitin 1952.
Baba Myrteza Paja, arrestohet në vitn 1947. Vetvritet.
Baba Hajro Progonati, vetvritet.
Baba Mehmeti i Kreshovës, vetvritet.
Baba Bektash Sevasteri, vetvritet.
Të burgosur e të vdekur nëpër burgje:
Baba Muçua i Prishtës, vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1950.
Baba Samiu i Kulmakut, vdiq në internim.
Baba Bajram Mahmutaj, dënohet me 15 vjet burg dhe 30 vjet internim.
Baba Paja ,Tomorricë, burgosur.
Baba Ilmiu, Tomorricë, burgosur.
Baba Halim Therepeli, burgosur.
Baba Mehmeti, i Teqesë së Frashërit, burgosur.
Baba Sulua, Kryegjyshatë, burgosur.
Baba Islam Leskoviku, burgosur.
Baba Abdulla Kruja, burgosur.
Dervish Hysni Rehova, burgosur.
Dervish Nebiu Shënepremtja, burgosur.
Dervish Tashja (Isufi), burgosur.
Dervish Bajram Çerçizi, burgosur.
Dervish Hysniu, burgosur.
Dervish Meta Vërleni, burgosur.
Baba Hilmi Shëmbërdhenji, arrestohet në vitin 1946, dënohet 15 vjet burg.
Baba Sami Kamthi, dënohet me 15 vjet burg dhe internim.
Baba Halem Hoxha në vitn 1948, dënohet një vit, konfiskim monedha ari.
Baba Dule Manaj në vitn 1947,dënohet tre muaj, konfiskim 529 dollarë.
Baba Tahir Kuçi dënohet një vit burg, 10000 fraga ari gjobë dhe konfiskim 2400 fraga shqiptare.
Dervish Teki Plashniku, burgosur.
Gjysh Rustem Melçani, burgosur.
Dervish Ali Korça, burgosur.
Baba Jonuzi i Greshicës, burgosur.
Baba Qazimi i Devollit. burgosur.
Baba Muharrem Agushi, Kreshova, burgosur.
Baba Ismail Jangulli.
Të internuar:
Baba Selim Kaliçani, internuar.
Baba Shabani, internuar.
Baba Sherif Canometaj, internuar.