Ç’është teqeja, dervishije, tyrbja dhe mekami”?

Teqe-ja
Në terminologjinë e bektashizmit teqe-ja, ku jetojnë babai dhe dervishët, ku kryen shërbesat dhe ceremonitë fetare të bektashinjve. Teqeja në shqip do të thotë prehëtore, pret e përcjell këdo pa dallim besimi dhe race, ka bamirësi, solidaritet, dashuri dhe vëllazërim. Ato kanë qënë tradicionalisht prehtore, bujtëse për çdo udhëtar, i cili në tri ditët e para konsiderohej mysafir, në ditët e tjera i tregohej puna që do të bënte në teqe. Me të ardhurat e teqesë me tokë dhe bagëti, qera, ndihma e besimtarëve dhe dashamirësve me punën dhe mundin e dervishëve, ndihmon të varfërit, sa në popull thuhet “e ka bërë shtëpinë teqe”, teqeja është vend i shenjët, sa edhe sot në popull betohen “për atë teqe”. Struktura ndërtimore janë të nevojshme për organizimin dhe drejtimin e një teqeje nga babai dhe dervishët. Arkiterktura ka veçori artistike e forma origjinale me mbishkrime dhe simbole. Lulëzimin më të madh arktitektura e teqeve e pati në shek. XVII-XVIII nga kërkesat e kohës së mjedisit shoqëror, i cili me praninë e tyre siguronte organizimin social bashkë me atë fetar. Teqetë kanë ruajtur si tipologji kërkesat e arkitetkturës së Qëndrës Botërore në Haxhi Belktash të Turqisë. Gjithësesi, ka edhe paraqitjen solide, të thjeshta në ndërtim dhe ngjajnë me banesat popullore të mjediseve urbane fshatare apo qytetare ku janë ngritur. Në strukturën ndërtimore të saj përmbajnë kërkesat kanonike të urdhërit mistik si:
Mejdan, i ceremonive spirituale (shpirtërore), Kafe oxhaku (salla e bisedimeve), Mësimorja, Guzhina, Fjetorja, Depo (qilari).
Jashtë ndërtesës ka kasollen (ahurin) e kafshëve etj. Përbëjnë veçori teqeja e Backës në Skrapar, teqeja e Zallit, Melanit në Gjirokastër, teqeja e Dollmës në Krujë, të shpallura edhe Monument Kulture nga shteti. Ishte e veçantë teqeja e Prishtës në Skrapar, Turanit dhe Melçanit dhe hanet e tyre në Korçë, e të tjera, që janë prishur nga rrembeshet e kohës dhe ndalimi i fesë nga shteti komunist në vitin 1967. Në çdo teqe ndodhet varri i themeluesit, si dëshmi e fillesës së tyre, të vendosura në tyrbe pranë teqesë. Gjatë Rilindjes Kombëtare tempujt bektashianë u kthyen në shkolla të shqipes, të abetares së përndjekur, në streh të çetave kryengritëse. Me moton “Pa atdhe nuk ka fe”.
Sot kemi ndërtesën monumentale në Kryegjyshatën Botërore Bektashian, Odeoni polifunksional me ambjente për aktivite fetare-kulturore, Muzeu i Bektashizmit, Arkivi dhe Bibloteka dhe mjediset e tjera të punës.
Dervishije
Dervishije si term, janë teqe të vogla ose dervishane, d.m.th. qendra ku qëndronin vetëm dervishë, drejtohet gjatë gjithë kohës nga një dervish dhe kujdestarë. Dervishije, janë teqe të vogla me pak dhoma. Në Skrapar dervishije ka patur ajo e Vërzhezhës, Polenës, Çërricës, Malindit, Strenecit, dervishije e Tomorit posht Çukës Abaz Aliut (1908-1914), Dervishije e Gostomoickës-Përmet, Kosinë sipas burimeve

arkivore dervishijen e Vërzhezhës dhe Polenës, Çërricës, Tomoricë, në vitin 1950 e drejtonin dervish Syrja Vërzhezha dhe Polenë, dervish Veli Polena, në Çericë, baba Abdurraman Hoxha, si kujdestar i saj. Kurse dervishijen e Malindit e ka drejtuar gjithë kohës familja Ibrahimi, kështu kanë qënë në gjithë Shqipërinë.
Tyrbe
Tyrbe-Ja, ose Tyrbe, tylbe, sipas krahinave dhe zonave, kuptimi në teriminologjinë bektashiane është një permendore e ndërtuar për një njeri që besimtarët e konsiderojnë të shenjtë dhe i njohur në jetën e tij fetare. Ndërtesë e vogël me konstruksion të fortë ndërtimi, katërkëndësh ose pesëkëndësh edhe më shumë sipas simbolikës bektashiane, po aq edhe shtylla guri me gurë të latuar mirë, gurë të puthitur ose me vetull simetrike duke i dhënë ndërtesës një bukuri të veçantë. Ato janë me një mbulesë si kube, kupolë mbuluar me rasa guri. Në brendësi është varri (mezar) i themeluesit, si dëshmi e fillesës së teqesë dhe varre të tjerë të mëvonshëm, por në teqetë e mëdha ka edhe dy apo më shumë tyrbe. Tyrbet zakonishtë janë të mbuluara por ka edhe pa mbulesë, të hapura.
Mekam do të thotë varri i një shënjtori të shquar me virtyte fetare e njerëzore, ajo është një ndërtesë e vogël katërkëndshe e thjeshtë mbuluar me rasa guri. Ato janë të vetmura në fshatra dhe pranë çdo teqeje dhe dervishije. Përdoret ky termë më shumë në zonat e Shqipërisë së mesme dhe të jugut. (Gramshit, Korçës, Kolonjës, Beratit, Skraparit, Përmetit, Ttepelenës, Mallakastrës, Vlorës)
Disa doktrina heretike, që pretedojnë përkatësinë e Islamit kanë ngritur çështje problematike dhe diskutime të shumta, pse u falemi tyrbeve, mekameve dhe vendeve të Mira. Duhet kuptuar gjërsisht dhe thellësisht në konceptin doktrinor të Islamit dhe udhët mistike Islame, tarikatet në aspektin shpirtëror, hyjnorë sipas Kuranit. Në terminologjinë e tesavufit, tarikat do të thotë rruga që shpie te Allahu. Tarikati është një disiplinë. Respektivisht është një institucion që ka për qëllim sendërtimin e ushtrimeve për arrrritjen në thelbin e fesë nëpërmjet respektimit të themeleve të Sheriatit. Baba Rexhebi në veprën e tij “Misticizma islame dhe bektashizma” jep qartë se: Misticizma, apo tesavufi, siç njihet nga bota Islame, është gjallëria shpirtërore e njeriut. Është fruti që del kur njeriu zhduk egoizmin dhe ekzistencën e tij materiale, me anën e rregullave fetare dhe bëhet zotërues i fronit të zemrës.” Dhe kjo arrihet me pastrimin e shpirit nga çdo ligësi dhe paisja shpirtërore me dashurinë te Zoti i Madh dhe kjo bazohet në fjalën e lartë hyjnore: “Nuk më nxë Mua as qielli dhe as dheu, më nxë vetëm zemra e besimtarit të bindur.” Të parët e tarikateve duke marrë parasysh karakterin dhe temparamentin njerëzor, kanë vënë re tri rrugë të udhëtimit shpirtëror dhe edukimit: tarik-i ahjar (rruga e të mirëve), tarik-i ebrar (rruga e bamirësve) dhe tarik shuttar (rruga e ashikëve, adhurusve të besimit).
Tesavufi si dhe disiplinat e tjera Islame kanë filluar në kohën e Pejgamberit, ato janë zhvilluar më tej. Në këto tri rrugë të udhëtimit shpirtëror arrihet që ndjeksit të pastrojnë zemrën, te jetojnë me moral të lartë, të zhdukë të gjitha veset e këqija dhe të paiset me cilësit e lartë njerëzore, të bëj të mira njerëzimit, dhe të jetë besnik i vërtetë dhe adhurues i Krijuesit. Fakti i ndërtimit të vendeve të shenjta mbi varret e disa individëve nuk është diçka e zakonshme, por ky veprim është një vullnet hyjnor që ka shumë përmasa. Në Hadithet profetike thuhet se: “Kur ta gjeni veten ngusht, t’u drejtoheni vendeve të mira, ata e dinë hallin tuaj.” Në këtë mënyrë konceptohet falja dhe adhurimin ndaj Zotit, vendet e shenjta janë lidhja midis tyre. Të njohësh tarikatin duhet të njohësh mirë e më mirë tesafufin, të mësosh pa fund diturinë e misticizmit.