FOTOTEKA E KRYEGJYSHATËS BOTËRORE BEKTASHIANE

Në shtator të vitit 2015 u bë e mundur që pranë Qendrës Kulturoro-Fetare ODEON të krijohet Fototeka e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, krahas Bibliotekës, Muzeut, Arkivit e Fonotekës.
Kryegjyshata trashëgon një koleksion të pasur fotografish, deri më sot të panjohura për publikun. Nuk është bërë inventar që të evidentohen saktë e të dalin në dritë shtrirja kohore e sasia e tyre.
Nga një vështrim i bërë gjatë punës për grumbullimin e tyre është konstatuar pasqyrimi i fushave të ndryshme të veprimtarive të Kryegjyshatës, jetën e Komunitetit Bektashian, historisë, ritet fetare, luftën për arsim, kulturë, patriotizmin e Klerikëve Bektashian, marëdhëniet ndërfetare e ndër institucionale, marëdhëniet mes shteteve të ndryshme, kontributin për ruajtjen e Paqes etj.
Fondi i Fototekës do i nënshtrohet së shpejti përpunmit të tij sikundër dhe përpunimi teknik-shkencor i dokumentave administrative, mbështetur kjo në një skemë klasifikimi në përputhje me nevojën e domosdoshme të pasqyrimit të vemprimtarisë së Kryegjyshatës.