GJYSHATA E TETOVËS – MAQEDONIA E VERIUT

Baba Tajar Gashi
Baba Tahir Emini
Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Teqeja Harabati Baba - Tetovë.

U themelua në Tetovë të Maqedonisë nga Sersem Ali Dede më 1538, i cili solli 15 dervish dhe e mbaroi këtë tempull madhështor në vitin 1548. Në shek. XVI ishte edhe zyrtar i lartë i perandorisë osmane vezir, në kohën e sundimit të Sulltan Sulejmanit. Por pas ngjarjeve me motrën e tij, e cila ishte grua e sulltanit, Sersemi iu përkushtua bektashizmit. Ai ishte teolog i shquar, një mistik i njohur i kohës, filozof, poet. Krijmtaria letrare, filozofike, fetare të Sersem Ali Dedes e të tjerë, lanë gjurmë në Rumeli. Në vitin 1551 zgjidhet Kryegjysh Botëror (1569), gjatë kësaj periudhe nuk kemi të dhëna për teqenë e Tetovës. Por ajo u rimëkëmb në kohën e pashallëkut të Tetovës, e Rexhep Pashës, Abdurraman Pashës erdhën  klerikët bektashian në vite: Baba Mehmet Harabati (deri 1780), Dede Hyseni (deri 1784 ), baba  Sadiku ( deri 1789), Dede Hasani (deri 1793) Ahmet Ekmeçiu (deri 1799) e pasuroi teqen me prona të fuqishme, baba Hyseni i dytë (deri 1818), Dede Aliu (deri 1833), Haxhi Baba Emini (deri 1880). Teqeja e Tetovës u bë qëndër e rëndësishme kulturore në periudhën e pashallëkut, shekulli XVI.10 Këtu mori shtysë të fuqishme jeta intelektuale e qytetit të Tetovës me rrethinat, mori pjesë elementi kombëtar nga shtresat tregtare, zejtare, klerikale etj. Luajtën rol të rëndësishëm në ngjarjet historike siç ishte kryengritja e Dervish Carës e viteve 1843-44, e prinin klerikët bektashian si dhe dervish Kapo, dervish Pola, shtabi i kryengritjes ishe në teqenë e Tetovës. Vazhduan baballarët e tjerë në vite: baba Muhamed Mehdiu (deri 1882)), Haxhi Dede Ahmeti, në kohën e tij shërbenin dyzet dervish dhe 15 baballarë (deri 1901), baba Hamza (deri 1908), baba Hamiti (deri 1912), dervish Nebiu (deri 1914), persona civil e më vonë pronat i uzuripoi serbët. Në vitin 1941 mori drejtimin e teqesë baba Qazim Bakalli (deri 1944), baba Tajar Gashi (deri 1980), Më pas i shfrytëzoi ambjetet e teqesë ndërrmarja  tekstile  Teteks deri korrik 1994,  baba Tajar Gashi (1994-2000), baba Tahir Emini (2000 2007), Haxhi Baba Edmond Brahimaj (2007-2011), dervish Abdyl-Metalip (2011) shiko vitet e baba Tahirit. Arkitektura e teqesë përbëhet: godina komplekse, madhështore përbën një margaritar të thesarit të kulturës shqiptare dhe botërore. Ajo përbëhet nga shumë objekte të kompleksit të saj: Faltorja - Kubbeli Mejdani, ruhet sot vetëm paradhoma me dy mbishkrimet, Shtëpia ose Konaku veror ku rrinin klerikët, Selamllëku ( dhoma e pritjes), Qoshku verior dhe shatërvani i teqesë, shtëpia dimërore me objekte të tjera: faltorja e vogël, mauzoleu, lavanteria, kuzhina e vogël, kabri i baba Mehmet Harbatit, shtëpia e punëtorve, restoranti i teqesë, furra e teqesë, hambarët e teqesë, bodrumi i teqesë, hajate bagtish, çezma e madhe, çezma e vogël, varrezat e teqesë, kulla e rojeve mbi hyrjen kryesore. Teqeja ka katër porta të cilat simbolizojnë elementë nga doktrina bektashiane. Kompleksi madhështor i kësaj teqeje me objektet e ndërtura janë integruar në një tërsi unike e plotësojnë njëri-tjetrin me veçoritë e veta portat, oxhaqet, kulmet, shtyllat katërkatshe, koloriti i pasur i fasadave, pikturat murale, mbishkrimet e shumta, në oborrin e teqesë është gjelbërimi i pafund, harmonia në kompozimin e detajeve dhe shumë cilësi të tjera që janë me vlera të jashtëzakonshme, të cilat here-herë paraqesin dhe simbole që kanë të bëjnë me elementë të doktrinës bektashiane. Afër pesë shekuj në këtë teqe kanë shërbyer, vepruar e krijuar klerikë bektashianë e intelektual të penës, teologë, filozofë, letrarë e të tjerë. Arkitektura e saj e të tjera përbëjnë thesarin e kulturës bektashiane dhe kombëtare shqiptare. Ishte edhe shkollë e përgatitjes së klerikëve për shekuj me radhë.Ka dhe rolin historik në këtë hapsirë gjeografike, kontriboi shumë zhvillimit në shumë sfera të jetës, kulturës dhe arsimit.Viti 2018 është edhe eventi i 480 vjetorit të themelimit të saj.

Fillimi i punimeve për Teqenë e Kërçovës