LETËRSIA BEKTASHIANE NË BOTË

Letërsia bektashiane përbëhet nga vjershat (nefeset) e shkruara nga klerikë ose laikë bektashinj, në të cilat shprehin dashurinë shpirtërore përkundrejt Zotit.

Baba Rexhebi

Yunus Emre
Yunus Emre (1241-1320)

Yunus Emre

Është nga Anadolli i Turqisë dhe një nga poetët më të shquar Bektashianë. Jetoj në kohën e Haxhi Bektashit dhe njihet me librat “Divan”, “Risaletun Nushiyye”

Më mirë zotin në zemrën tënde gjeje
Se në Tokën e Shenjtë dhe në Mekë.
Të gjithë e kemi borxh mirësinë
Vdekja të bëhet për ne më e lehtë.
Të jemi dashurues dhe të dashuruar
Toka s’do të ngelet n’amëshim
Në botë s’jetoj për të menduar
Dashuria është misioni im

Kajgusez Sultan (1365-1444).

Kajgusez Sultan

Lindi  në Anadoll. Studimet filozofike dhe fetare i  mori nga Abdall Musa Sulltani.  Më pas shkoi  në Kajro, ku  dhe themeloi një teqe të famshme. vepra e tij më e mirë është përmbledhja me vjersha mistike “Divani”.

Kundërshtarëve ne ju themi
Zoti ju pastë për mirë.
Githë qëllimet ju mbaroftë
Dhe ju pastë në mëshirë.
………………
Lutu sa të duash s’gjendet Perëndia
Po su shkrive fare mu te dashuria
Kajgusëzi hodhi gjithë veten e tija
Farë atje mbeti mbase s’humbet kurrë.

Fuzuli
Fuzuliu (1494-1556).

Fuzuliu

Jetoj dhe veproi pranë Teqesë së Imam Hysejnit.
Veprat e tij:
Turqisht: “Divan”, “Beng u Bade”, “Hadikat us-Sueda”, “Dastan-I Leyli vu Mecnun”, “Risale-i Muammeyat”, “Sikayetname”
Persisht: “Divan”, “Anis ol-qalb”, “Haft Jam”, “Rend va Zahed”, “Resale-e Muammeyat”, “Sehhat o Ma’ruz”
Arabisht: “Divan”, “Matla’ ul-i’tiqad ”

1. Që nga shpirti im i lodhur
Kush vallë nuk mërzitet
Ahu im i dogji honet
Pse qiriri im nuk ndizet.

4.Është e shkruar që më parë
Apo është veç rastësi
Nuk e di këtë mister
Pse s’më shqitet fat i zi.

2.Çdo sëmundje ka shërim
Plaga ime s’mbyllet dot
Vallë ku je ti zoti im
Sytë m’i hedhë dhe s’më shikon.

5.Hidhërimet i kam fshehur
S’ja tregova asnjeriu
Por mu lutën t’ua them
Ua thashë unë i ziu.

3.Mu në terrin e vetmisë
Digjet dridhet shpirt’i shkretë
Në lumenj mu kthyen sytë
Zëri i vajit botën tremb.

6.Ti tani që e mësove
Këtë brengë e rëmet
Pse s’trondite-u largove
Pse me mua bashkë s’bërtet.

Nesimiu
Nesimiu

Nesimiu

Jetoi gjatë shekullit XIV-XV. Është poet i shquar dhe poezitë e tij njihen sot në gjithë botën. Njihet ndër poetët më të mëdhenj të bektashizmit, i cili vazhdoi rrugën e Muhedin Arabiut.
Veprat e tij më të njohura janë: “Divan” në turqisht, “Divan” në persisht, “Mukaddimetu’l Hakaayik”
Ti kudo që drejton syrin
Zotin e madh atje kërkoje
Në cdo vend që hedh këmbën
Vendin e tij atje kërkoje.

Pir Sulltan Abdalli

Pir Sulltan Abdalli

Jetoi gjatë shek. XV. Është një ndër poetët e mëdhenj bektashian, i cili në fund u vra mizorisht, për shkak së në nefeset e tij përmendte emrin e Imam Aliut.
Jam Sulltan Abdalli
Kjo botë rrotullohet.
Jeta që na iku
S’kthehet më, s’drejtohet.
Dashurinë ndaj Shahut,
Kurrë nuk më ndërrohet.

Shah Ismail (Hatai)

Shah Ismail (Hatai)

Jetoj në shek.XVI. Origjina e tij është nga Familja Profetike dhe njihet me përmbledhje poezish “Divan”

Fjala
Kokën të presin për një fjalë
Luftën e ndal o një fjalë
Shërimi i sëmundjes është një fjalë
Mjaltin nga vaji i ndan një fjalë.

Sejjid Ali Sulltan 

Dervish dhe poet persian i shek.XIV. Erdhi në Ballkan dhe krijoi Teqenë e famshme të Dimotekës.

Sejjid Aliu jam
Ju flas i frymëzuar
Në dashuri u mbyta
Te det i dallgëzuar
Por përherë pranë
Më ndrit në horizont
Rri mbret i madh Ali
Shpirtin ma shpëton.

Virani Babai

Pranohet që jetoi në fund të shek.XVI dhe në fillim të shek.XVII.

Veprat më të njohura janë: “Divani” (nefese) dhe “Viran-i Risalesi”. Shërbeu pranë teqesë së Imam Aliut.
Në thelbin e librit panë zotin vetë padyshim
Kuptuan gjithë Kuranin n’atë fletë bektashinjtë
Pijtën ujtë e gjallërisë nga dora e Hizirit të parë
Dhe ai u fali jetë, me atë rrojnë bektashinjtë.
Virani ata vendosën dhe me gjithë kokë u varën
Te rruga e Shahi Merdanit, therror mbenë bektashinjtë.