MALI TOMORR DHE GJURMËT E ABAZ ALIUT

Hëna u zhduk duke zbuluar Tomorrin e gjërë që nga larg. Udhëtimi po bëhej interesant, sepse Tomorri është një mal i mrekullueshëm... Fusha bëhej gjithnjë më e bukur, ndëërsa dielli po zhytej tej në horizont dhe monarku i madh, mali i Tomorrit, qe vrejtur mes madhështisë së kuqëreme... s'kisha parë panoramë më të mrekullueshme se sa të asj fushëtire, ndërsa Tomorri madhështor zymtësohej, në fikatjen e dritës.

Edward Lear

2Baba Ali Tomorri

Dede Reshat Bardhi
Dede Edmond Brahimaj

Gjatë Rilindjes Kombëtare, Tomorri u bë simbol i bashkimit dhe vëllazërimit të shqiptarëve.
Në vitin 1908 - 1909 ka patur një Dervishije, e cila u dogj nga andartët grekë më 1914.
Teqenë e re të Kulmakut e ringriti në vitet 1915 - 1916 Dervish Iliazi.
Në datat 20 deri 25 gusht të çdo viti në malin e Tomorrit vijnë mijëra pelegrinë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia e deri nga SHBA.

Baba Ali Tomorri 

Këtu, në këtë mal, në kraharorin e Zotit njeriu, duke u lutur, mbrojtje merr prej Tij, ndjen dhe beson të vërtetën, shuan etjen e dashurisë, merr flladin pranveror në shpirt.

Haxhi Dede Reshat Bardhi

 

Ai gjatë gjithë jetës së Tij ishte dera e mëshirës dhe ndihma e nevojtarëve. Sytë e Tij ishin të ëmbël e të dashur dhe madje, edhe nëse dikush kishte ndonjë punë me Hesejnin(a.s.), duhej të kalonte nga rruga e Abaz Aliut(a.s.).

Baba Edmond Brahimaj

presidenti_nishani_festa_pelegrineve_mali_i_tomorit_32032

Në datat 20 deri 25 gusht të çdo viti në malin e Tomorrit vijnë mijëra pelegrinë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia e deri nga SHBA.

ABAZ ALIU DHE GJURMËT E TIJ

Në shek. XV erdhi në malin e Tomorrit Haxhi Babai, nga Teqeja e Haxhi Bektashit (Turqi), që ngriti varrin kenotaf, simbolik, të Abaz Aliut në lartësinë 2417 m dhe ku më pas u ngrit mekali i tij.

Abaz Aliu zu Tomorrë,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s'mbet e gjorë,
Se Zoti e desh...

Naim Frashëri

Abaz Aliu lindi në 4 tetor të vitit 648 dhe u rrit në një familje, që ishte vatër e dijes dhe shkencës. Ai mori dije nga Imam Aliu(a.s.), Imam Hasani(a.s.) dhe Imam Hysejni(a.s.). Abaz Aliu përfaqeson drejtësinë, pastërtinë hyjnore të Allahut për të gjithë njerëzimin. Vepra e Tij dëshmoi luftën ndaj së keqes, së ligës, mashtrimit, Jezidit, Mavijes, Sufjanit e Djallit. Dëshmorët e Qerbelasë dhanë shpresë për të ardhmen dhe mundësitë e pakufishme të shpresës. Ky ishte mesazhi i tyre dhe i Abaz Aliut, i cili ra dëshmor në moshën 35 vjeçare, në betejën e Qerbelasë.

...Në të gjithë vendin tek njerëzit e të dyja besimeve është përhapur beja "Për Baba Tomor". Siç është i përhapur edhe mendimi, se këtu ka qënë vend kulti që nga Lashtësia. Poeti ynë i madh Naim bej Frashëri, në një poezi që e trajron historinë e vendit i ka dhënë një formulim poetik këtij mendimi: "Thotë Herodoti / Qe një kohë/ Kish në Tomor/ Shtëpi Zoti". Poeti mendon se Dodona e famshme që banohej rrëzë një mali që quhej gjithashtu Tomaros apo Tamaros, ka qëndruar edhe në majën tonë. Dhe vërtet kjo majë madhështore sikur është krijuar enkas për shënjtëri.(shoqërohet me foton përkatëse të v.1906)

Eqerem Bej Vlora

Gjurmët e Abaz Aliut:

Gjurma e Abaz Aliut (dora në shkëmb) afër Bargullasit, Skrapar.
Gjurma e Abaz Aliut në Dërrasën e Novajt, Skrapar.
Gjurma e Abaz Aliut, Dërrasa e Kajcës, afër Prishtës, Skrapar.
Gjurma e Abaz Aliut, Rodhes, Skrapar.
Gjurma e Abaz Aliut, Taroninë, mali i Çepanit, Skrapar.