Pak histori i organizmimit të bektashizmit në Shqipëri

Naim Frashëri me “Fletore e bektashinjet” me pak flet por një libër i madh për bektashizmin, të cilin e shkroi 124 vjet më parë në Bukuresht, të vitit 1896, në përmbajtjen e tij spikatin tezat filozofike, doktrinore, mistike, morale dhe ideore që kanë në vetvete tërë opusin e Naimit, të cilat kanë vlera të pazvendësueshme për të njohur botëkuptimin e gjërë të tij poligonal dhe hyjnor. Po ta studjosh me vemendje libër si proza dhe poezia janë sikron dhe japin themelet, janë të formuluara me një stil intersant, që japin në thelb një program, një statut, një kushtetutë, një rregullore, gati kësaj i mungojnë vetëm “nenet”, për bektashizmin. Ai shkrun: “Pa dituri e pa të vërtetë dhe pa vëllazëri s’ mund të bëhet njeriu bektashi i vërtetë. Udhë e bektashizmit është e hapur dhe e drejt, udhë e urtësisë e mirësisë për ata që kanë mënt, Bektashinjtë duan shpirtin e tyre dhe të tjerët mysliman e të krishterë, e shkojnë mirë e bukur me gjithë njerëzinë. Bektashiu e do njerëzinë, i ndih vrafërisë, ka mëshirë e dhimbje është shpirtëmirë.” Interesant në fletore jep një skicë të organizimit bektashianë, grada ose hierarkia vertikale e praktikimit të bektashizmit duke instituar sidomos në rolin që mund të luaj bektashizmi në favor të civilizimit dhe progresit, pra ky manifest, statut pa nene e “Fletore e Bektashinjet” tregon udhë e vërtetë të saj, që përfshin shkallët e kalimit të njohurive dituritë e bektashizmit për të marë gradën shpirtërore sipas kapacitetit dhe mendjes në shkallët e sufizmit të vërtet (tesavuffi) dher sejcili kryen detyrën e gradës atje ku drejton dhe organizon punët në teqetë ose si i thonë edhe dergjah apo prehtore. Ky statut ka doktrinën e themeluesit të bektashizmit Haxhi Bektash Veliut dhe të reformatorit të madh, Pirit të dytë të bektashizmit, Ballëm Sulltanit.
Kongresi i Lushnjës në janar të vitit 1920 është një ngjarje e shënuar për historinë e popullit shqiptarë” me Statutin e saj midis të tjerave kishte edhe një nen për njohjen e besimeve fetare tradicional në vendin tonë. Këshilli Kombëtar (Parlamenti) për fenë sollën zhvillime për të ardhmen e tyre Deklaratat e tetorit neni 1, 2 të vitit 1921 dhe neni 93 i Statutit të zgjeruar të Lushnjës të aprovuar nga Parlamenti i parë shqiptarë merrte në mbrojtje besimet fetare. Statuti Legal i komuniteteve fetare i hapi rrugë që të organizoheshin komunitete fetar në Shqipëri në qershor të vitit 1923.
Parlamenti shqiptar aprovoi Dekret Ligjin mbi Komunitetet Fetare, 9 janar të vitit 1930. Duke përfituar nga Statuti kjo dispozitë ligjore, bektashinjtë muarën të gjitha masat dhe siç jemi të njohur organizuan Kongresin e parë bektashian më 14-17 janar 1921, në teqenë e famshme të Prishtës, Skrapar. Aty vendosën “autoqefalinë”, përpilimi i Statutit. Kongresi aprovoi statutin bektashian, i cili u quajt “Lidhja bektashiane” me 28 nene. U zgjodh për herë të parë Këshilli Atnor për drejtimin dhe organizimin e bektashizmit në Shqipëri me qendër në teqenë e Sukës, Përmet.
Këshilli Atnor përbëhej nga 7 anëtarë. Neni 1 thuhet: “Për administrimin fetar të teqeve bektashi të Shqipërisë e për të mbajtur rregullin e grupit klerikal bektashian, Kongresi i Prishtinës i dha fuqi kryesimi “Këshillës Atnore” që u formua prej Gjysh Ahmet Baba Turani, Tepelenë”. Ky këshill kishte kompetenca të plota për administrimin e teqeve në Shqipëri. Neni 12 thuhet: “Arka e përgjithshme e bektashinjve u themelua në këtë Kongres për mbushjen e dëshirës përparimit bektashian”. Neni 19 thuhet: “Kongresi dha vendim të themelimit të “Mësimores Bektashiane” në teqe të Sukës, ku u shënua dhe qendra e “Këshillës Atnore”. Gjithashtu kishte dhe nyje të veçanta organizative, fetare, ceremoniale. Gjithashtu edhe festat fetare si Matemin, Sulltan Nevruzin etj.
Në Kongresin e Dytë bektashian, korrik 1924 në Gjirokastër Statuti përmbante 7 kapituj me 72 nene. Vend të rendësishëm iu kushtua organizimit institucional të bektashizmit. Së pari me 3 nene: Ç’është Komunitetit bektashian? Që përbëhet prej dashamirësve, myhibanëve, dervishëve, baballarëve, gjyshërit sipas hirarkisë së saj.
Është i pavarur në fenë muhamedane, dhe besimi mbetet trashëgim sipas rregullit të veçantë. U përcaktua përbërja e (Kryesia), veprimtaria, kompetenca dhe detyrat e Këshillit të Shenjtë Atnor. Së pari u dha kompetenca më të plota, vetveprimi, inicativa e këtij Këshilli, të mos shkelej Statuti, mbarvajtja e Komunitetit Bektashian, mbrojtja e interesit të përgjithshëm të teqeve. U caktua që paralel me statutin të hartohet rregullorja në zbërthimin e nenve të saj me detyra komplekse që kishte Komunitetiti bektashian dhe këto ishin caktuar qartë. Kurse në kapitullin B të Statutit thuhet: “Rregullore veprimore të Këshillit të Shenjtë Atnuer. Ky Këshill dekreton kryesekretarin, sekretarët, ispektorët etj., nënpunës të mbrendshëm dhe të jashtëm pa qënë antarë të tij sipas nenit 23. Statuti bektashian i vitit 1924 ruante linjën kombëtare. Gjatë ceremonive bektashiane bëhen lutje për zgjerimin e Atdheut dhe për progresin e popullit shqiptar, neni 65. Komuniteti bektashian nuk do të lidhet në asnjë rast me grupe antikombëtare, që cënojnë qetësinë e vendit dhe që koprementojnë ekzistencën e Kombit. Neni 67. Kongresi autorizoi Këshillin e Shenjtë Atnuer, që në çdo kohë të merrte në mbrojtje të drejtat e faltoreve bektashiane në Greqi, Maqedoni. Kjo tregon edhe lidhjet e drejtpërdrejta që ekzistonin midis tyre. Me hollësi përcaktohej edhe hierarkia bektashiane, udhëheqse e çdo kleriku, rregullat e jetës e të aktiviteteve në teqe, si hallaka bazë e këtij organizimi struktural, dispilina e rreptë u përcaktua si faktorë i rendësishëm për ekzistencën e veprimtarisë institucionale fetare të Komunitetit bektashian. Në nenet e saj u përcaktua drejt mardhëniet me qeverinë e mban zv. prindi. Në çdo ceremoni fetare vendoset krahas flamurit bektashian edhe flamuri kombëtar. Gjuha zyrtare e besimit bektashian është gjuha shqipe. Theks të veçant i vuri kongresi pasuritë e teqeve, për sigurimin e jetesës së dervishëve dhe baballarëve ishte një domosdoshmëri sipas parimeve dhe strukturës që themeloi në këtë drejtim Haxhi Bektash Veliu. Për këtë theksoi më tej forcimin administrativ, regjistrimi i pasurive në emër të komunitetit Bektashian, kontrolli sa më mirë administrativ i tyre. Këshilli emëroi me detyrë të posaçme baba Mehmet Kruja, përfaqësuesi i Komunitetit Bektashian për të komunuikuar me qeverinë, i cili ishte një personalitet i njohur i teqesë së Fushë-Krujës. Sipas Satatutit, ceremonite fetare, festat e Sulltan Nevruzit, Matemit, të cilat të jenë në një ditë të shënuar në gjithë Shqipërinë. Në këtë mënyrë u hodhën baza të shëndosha për të ecur dhe çuar më tej punën e nisur dhe zhvillimet e mëtejshme çuan që Komuniteti Bektashian të justifikoj vehten deri sa u arrit në Kongresin e III bektashian të vitit 1929, në Korçë, të vendoset Qendra Botërore e Bektashizmit në Shqipëri, që është meritë e veçatë e Sali Niazi Dede, ish kryegjysh Botëror në Turqi me origjinë shqiptar nga Starja e Kolonjës. Sot është krenari kombëtare që Kryegjyshata ndodhet në Shqipëri. Një dokument arkivor tregon për listën e teqeve në Shqipëri me emrat e baballarëve që drejtonë teqetë në vitin 1937me firmën e Sali Niazi Dede. Gjithesi, Statutet bektashiane, u hodhën në kongreset e njëpasnjëshëm si: i Prishtës në Skrapar janar 1921, në teqenë Hajdarie në Gjirokastër korrik 1924, Korçë shtator 1929, mbas çlirimit maj 1945, prill 1950, korrik 1993, shtator 2000, shtator 2005 në Tiranë.
Gjithashtu rol luan edhe zbatimi i Ligjit nr. 10057, datë 22.01.2009, “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”. Kështu në themel qëndrojnë ato ide, synime, projektime me ndryshime në përshtatje me kohën, kanë për bazë “Fletoren e Bektashinjet”, të cilat sollën në njohjen dhe propogadimin dhe rregulloret e brendshme. Historia e zhvillimit të bektashizmit botëror është një dukuri interesant e njohur në botë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Sot Qëndra Botërore e Bektashizmit ka 90 vjet që ka ardhur në Shqipëri, është krenari e vendit tonë dhe bektashizmi është një pasuri e njerëzimit.
Faksimile të listës së teqeve viti 1937 dhe statuteve bektashiane 192 1- 2009.