1 MAJ 2025, DITË E PELEGRINAZHIT BEKTASHIAN, NË TEQENË “DURBALLI-SULLTAN”- GREQI

E hëna e një majit, dita e pelegrinazhit tradicional bektashian, në teqenë e lashtë “Durballi Sulltan“, në Volos të Greqisë, që përkon me 545 vjetorin e themelimit të saj, është një ditë e shënuar, jo vetëm për besimtarët vendas, për klerikë e besimtarë të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, nga shtetet e Ballkanit e më gjerë. Do të jenë në këtë aktivitet dhe personalitete shtetërore, diplomatë e personalitete të fushave të ndryshme. Në këtë ditë të shënuar, ky ven i shenjtë mbledh besimtarë e dashamirës nga shtete të ndryshme, që flasin gjuhë të ndryshme, por që i bashkon besimi i paqtë bektashian, ndjenja, besimi tek Zoti, dëshira e përkushtimi për më shumë paqe, dashuri, vëllazëri, humanizëm e përkushtimi për ditë më të mira për gjithë njerëzimin, pa dallim besimi fetar, etnie dhe ngjyre. Si zakonisht, pelegrinazhi zhvillohet nga Selia e Shenjtë Bektashiane, nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. “…Teqeja e lashtë ‘Durballi-Sulltan‘, në Volos të Greqisë, ka një histori e kontribute të konsiderueshme në historinë e Bektashizmit, si në aspektin fetar, ashtu dhe atë atdhetar. Njëkohësisht, ajo ka shërbyer dhe si shkollë ku kanë punuar, shkolluar, jetuar e drejtuar dervish e baballarë, që kanë bërë emër. Dua të theksoj, se kjo teqe, ka shërbyer dhe do të shërbej dhe në të ardhmen, për forcimin e miqësinë mes vendeve fqinj të Ballkanit e më gjerë…”- pohon mes të tjerave Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj. Rittet e kësaj dite, do drejtohen nga Dede Edmond Brahimaj.

Në ritet e kësaj dite të shënuar, mes besimtarëve, do të jetë dhe Kryegjyshi Botëror Bektashian,

…Teqeja e famshme e “Durballi Sulltanit”, u themeluar në vitin 1480, në Farsala të Greqisë dhe sipas dokumenteve të kohës, është një tregues për hershmërinë e ngritjes së teqeve në Ballkan. Ajo ndodhet afro dy kilometra në jug të fshatit të vogël Asprogeion të bashkësisë Eretrias të Farsalës dhe është 28 kilometra nga Farsala e, 72 kilometra nga Larisa.

Teqeja e mori emrin nga misionari i saj, që punoi me përkushtim jo vetëm për themelimin e teqesë, por dhe përkushtimin e kontributin e madh që dha në vitet 1480-1552. Durballi Sulltani, ky misionar, ishte dërguar nga Sejid Ali Sulltani, i teqesë së Dimotekës në Bullgari, i cili hodhi farën e bektashizmit në Ballkan dhe themeloi teqenë e parë bektashiane në Farsalla (Thesali) të Greqisë. Ai ka qenë një nga shenjtorët e mëdhenj dhe njihet si i tillë dhe sot, nga e gjithë popullata greke e vendosur në viset rreth e rrotull teqesë.

Teqeja përbëhet nga një kompleks ndërtimesh, nga dy njësi hapësinore, varrezat dhe tempulli kryesor. Në hapësirën e varrezave gjenden varret e dervishëve dhe në anën perëndimore, dy tyrbe, ku janë varrosur baballarët. Hapësira e teqesë kryesore, përbëhet nga ndërtime të ndryshme, hapësira banimi, mikpritjeje, adhurimi (falje), furra, kuzhina etj.

Nga viti 1480 e deri në dhjetor të vitit 1972, drejtuan këtë teqe, 33 baballarë. Në këto kushte, aktualisht, kjo teqe ruhet e mirëmbahet nga besimtarë bektashian, që jetojnë e punojnë në këtë trevë. Shënohet, se në Ireni teqe, qysh prej vitit 1925 ishin strehuar shumë shqiptarë. Ndërkaq, në fillimet e dhjetëvjeçarit ’50, shteti grek, për arsye të ‘gjendjes së luftës’ me Shqipërinë, e bllokoi pasurinë e teqesë në Farsala në sekuestrim ruajtës. Me gjithë kundërshtimet e Sait Babait dhe me gjithë të drejtën e tij, në vitin 1960, 13.000 dynymë, fileta e pasurisë, u tjetërsuan dhe u ndanë tek njerëzit pa pronë. Me vdekjen e Sait Babait, në 1973, kjo teqe mbeti në harresë.

Në këto kushte, aktualisht, kjo teqe ruhet e mirëmbahet nga besimtarë bektashian, që jetojnë e punojnë në këtë trevë.