Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka lindur ne Tiranë më 19 maj 1959, prej prindërish besimtarë të devotshëm të bektashizmit , me origjinë nga fshati Brataj i Vlorës. Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare, vazhdon studimet në shkollën e mesme ushtarake "Skënderbej" dhe duke arritur rezultate të larta i jepet e drejta të ndjekë studimet e larta ushtarake, në Akademinë e Forcave Tokësore, sot “ Skëndërbej “. Nga viti 1982 dhe deri më vitin 1990 ka shërbyer në funksione të ndryshme ushtarake, në Burrel dhe Peshkopi. Me ringjalljen e besimit bektashian në fund të viteve 90-të së bashku me klerikë dhe besimtarë të tjerë, merr pjesë në Këshillin Organizativ të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Në fillim të vitit 1991 me kërkesën e tij lirohet nga funksioni ushtarak duke marrë përsipër barrën për organizimin e Komunitetit Bektashian. Vlen të theksojmë se edhe në kushtet më të vështira, atëhere kur ushtrimi i besimit fetarë në Shqipëri u ndalua më nen të veçantë të Kushtetutës, shtëpia e prindërve të tij në Tiranë ka shërbyer për mbajtjen gjallë të bektashizmit duke u rrezikuar shumë prej regjimit që nuk falte.
Me dy janar të vitit 1992 mer dorë tek udhëheqësi i tij shpirtëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe Baba Barjam  Mahmutaj, duke u inkuadruar  kështu përfundimisht në rrugën e Pirit të ndritur Haxhi Bektash Veliut. Këtu zë fill kariera e tij fetare. Me 16 maj 1996 konsakrohet me urdhrin "Dervish", menjehëre ngarkohet me detyrë në Gjyshatën Bektashiane Korçë, në teqenë e Turanit. Puna e palodhur e tij për kontinutetin dhe ringritjen e besimit bektashian në Librazhd, Pogradec, Mokër, Korçë, Devoll dhe Kavajë, bëri që më 13 prill të vitit 1997, dekretohet me titullin "Baba" dhe pas kalimit nga kjo jetë e baba Bajram Mahmutaj caktohet si zëvendës i parë i Kryegjyshit Botëror Bektashian Haxhi Dede Reshat Bardhi. Në këtë funksion të lartë kontributi i tij ka qenë i çmuar sidomos në ideimin, përgatitjen dhe realizimin e tri kongreseve të radhës të bektashizmit. Madje në dy kongreset e fundit ( Tiranë 2000 dhe 2005) ka raportuar në cilesinë e përgjegjësit të Këshillit të Lartë Gjyshëror.
Në marsin e vitit 2006, me kalimin nga jeta të Baba Tahir Eminit, gjithashtu emërohet në funksionin e gjyshit te Gjyshatës bektashiane në Maqedoni. Kontributi i tij në këtë gjyshatë ka qenë sa në rrafsh të organizimit të komuniteteve të besimtarëve atje, edhe në aspektin e njohjes prej ndërkombëtarëve. Si në Korçë edhe në Tetovë Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka manifestuar cilësitë e spikatura të klerikut bektashian në aspektin doktrinor, moral dhe qytetar duke u shndruar në faktorin të tolerancës fetare midis besimeve të tjera. Në vitin 2004 për kontributin e çmuar te tij Keshilli Bashkiak i Qarkut te Kon;es e ka nderuar me titullin më të lartë "Nderi i Qarkut të Korçës".
Ai  ka  marrë  shumë  falenderime  dhe  konsiderata  të  larta  prej  qeverive  të  Shqipërisë  dhe Maqedonisë, shoqatave civile, gjithashtu trupi diplomatik i akredituar në Shkup ka vleresuar lartë si njeri me të gjitha atributet e një  prijësi fetar, posaçërisht roli i tij paqësor në  Harabati Baba, teqe  në  Tetovë  dhe  mënyra  e  tij,  si  përballej me diskriminimin ligjor  ndaj  Komunitetit Bektashian , duke përdorur urtësinë, zgjuarësinë dhe mbetet njeriu me fjalët e urta dhe të ëmbëla. Që nga viti  1992 e në vazhdim Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka marrë pjesë në   trajnime të organizatave  prestigjioze  ndërkombëtare,  kurse  doktrinore,  simpoziume  dhe veprimtari  të ndryshme  me karakter  fetar, human  dhe social, ku edhe ka referuar  duke çuar aty zërin dhe eksperiencat e komuniteteve bektashiane të kudondodhura në botë. Kështu me 1996 referoi në Teheran  lidhur  me  tolerancën  bektashiane  në  trevat  e  Ballkanit.  Me  14 qershor  2003, në Konferencën Ndërkombëtare  "Fetë dhe Civilizimet në mijvjeçarin  e ri" referon rreth sfidave të bektashizmit  në  të  ardhmen.  Në  qershor  2004  me  kuadër  të  trajnimeve  të organizatës  të Komuniteteve fetare tradicionale shqiptare, viziton shtëpinë e Bardhë në SHBA. Nga bordi i kësaj organizate ka merituar titullin "Ambasadori i Paqes". Ka shkuar ne SHBA nga Departamenti i Shtetit dhe nga   ambasada amerikane në Shqipëri per një periudhe 21 ditore për diversitetin e fesë në SHBA. Ka marrë pjesë disa herë në festimet e 16 gushtit në Haxhi Bektash të Turqisë, ku është pritur nga drejtues të lartë të shtetit turk si edhe ata të Institutit "Haxhi Bektash Veliut" pranë Universitetit  të Gazit në Turqi. Gjithashtu ka qenë i pranishëm  dhe ka kontribuar  me ligjeratat  e  tij  në  veprimtari  analoge  në  Tiranë,  Shkup, Prishtinë,  Oher,  Stamboll, Ankara, Afiyon, Shtutgart Keln, dhe ne Detroit të SHBA-ës. Pjesmarrës në pelegrinazhin Botërore për Haxhillëk në Mekë, vitin 2004. Merr pjesë në vizitat e vendeve të shenjta në Jeruzalem në Izrael, në vitin 2007. Ka qenë i ftuar në Kongresin e 33 Botëror për "Liritë Fetare" në Indi dhe ka ndezur pishtarin të këtij aktiviteti së bashku me udhëheqësin e shquar fetar Dalai Lama. Ka marrë pjesë në tri konferenca Botërore mbi fenë në Maqedoni nga viti 2006-2011.
USHT, Edmond Brahimaj, Drejtim Juridik, Diplomuar më 07.10.2014 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Maqedonin e Veriut.
Pas kalimit nga jeta e ish Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, baba Mondi më 11.06.2011 zgjidhet në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Këto vite si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, Hirësija e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka punuar me përkushtim duke vazhduar rrugën e Dede Reshatit Bardhit, traditën bektashiane në mardhënie institucionale brenda dhe jashtë vendit. Ka patur gjatë kësaj periudhe drejtimi një axhent të ngjeshur në veprimtaritë e ndryshme ndërkombetare nëpër botë. Në vendet e Ballkanit ka patur mjaftë takime me Presidentët e Kryeministrat të Turqisë, Bullgari, Rumani, Hungari, Greqi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercogovinë , Kosovë.
Por takimet nga me kryesoret janë: Takimi me përfaqesuesit e Këshillit të Evropës për çështjet fetare në vitin 2012.
Takimi me personalitete të lartë të Turqisë, Kryeministrin Erdogan, Presidetin turk dhe perfaqesuesit e lartë të Komunitetit Mysliman të Turqisë në vitin 2013. Pjesmarrës në Konferencën  për  100 vjetorin  e  Shoqërisë  "Vatra" në  vitin  2013, takim  me personalitete të Shtëpisë së Bardhë në SHBA me sekretarin e Shetit Xhon Kerri më 2013, Konferenca Botërore për paqe në Pejë të Kosovës, viti 2013.
Vizitë në vendet e shenjta të Irakut në qytetin Nexhef, Qerbela, Kufe, Bagdat, prill 2014. Merr pjesë në Samitin për paqen në Seul shtator 2014.Takimi me Papa Françesku në Tiranë 21 shator 2014. Ne veprimtarin ndërkombëtare për një  paqe mes popujve 9-12 tetor 2014, Palermo-Itali.
Mori pjesë në Marshimin e Bradhë me përfaqësues të katër komuniteteve fetare të Shqipërisë në Parisë të Francës, në janar të vitit 2015. Bëri të mundur për të realizuar amanetin e Dede Reshat Bardhit në përurimit madhështor të Kryefaltores Bektashiane në Tiranë me pjesemarje nga personalitete nga shume vende të botës më 7 shtator të vitit 2015.
Takimi me Papa Françeskun më 10 maj, 2016 në Vatikan. Me 17 qershor 2016 mer pjesë në inagurimin e bustit të "Nene Terezës, në province të Mynihut, organizim i Shoqatës Kulturore "Sali Çekaj", 4 shtator 2016 mer pjesë në Shenjtërimin e Nënë Terezës, në Romë-Itali, Takimi me Patriakun Ekumenik i Stambollit, Bartolomeu i Parë në Stamboll të Turqisë shtator 2016 dhe këtë muaj Akademia Botërore e Paqes të OKB i jep titullin "Doctor Honoris Causa". Më 9 tetor 2016 mer pjesë në ceremoninë e shpalljes "Kardinal" të shqiptarit të përvuajtur Dom Ernest Troshanit.
22 mars 2017, "Dita e Sulltan Nevruzit" manifestim  madhështor  ndërkombetar  sipas ritualeve bektashiane, e ndjekur nga 27 televizione nga vende të ndryshme të botës. Me 25 maj 2017 është organizatori i vitit të dytë "Ditën e Kultures Bektashiane"  në Paris të Francës. Në Qershor të vitit 2017  mer  pjesë  në  "Mengjesi   i  lutjeve" Berlin  të  Gjermanisë.  Po këtë muaj organizon veprimtarine madhështore të 500 vjetorit të veprës Ballëm Sulltanit, Pirit të Dytë të bektashizmit, Tiranë-Martanesh.  Shtator 2017 mer pjesë   në Konferencën e tretë të liderëve fetarë për paqen botërore në Seul të Korëse së Jugut. 14 tetor në Shkup të Maqedonisë Veriut organizator i Konferencës Ndërkombëtare me temë: "The Bektashi religoeus community urder premime" relator dhe i ftuar nderi ka marë pjesë Josef WEIDENHOLZER, Zëvendës Kryetar i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian. Tetor 2017 takim ne Bruksel për problemin e teqesë Harabati Baba të Tetovës me anëtare e PE dhe Reporterin e BE-s për Shqipërinë, Knut Fleckentein. Pjesmarrja e tij në Konferencën   Ndërkombëtare  rreth religjioneve, kulturës pluraliste për paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme, Athinë Greqi 30 tetor 2017.  Nëntor  2017  mer  pjes në ceremoninë e ngritjes  së  bustit  të  "Nënë  Terezës" në Kroaci, së bashku me Presidentin e Republikes së Shqipërisë, z. Ilir Meta, ku edhe takon  z.Stipe Mesiç për biseda të ardhshme  lidhur  me zhvillimin e  bektashizmit në rajon dhe më gjerë. Janar 2018 mer  pjesë në Berlin Konferenca Ndërkombëtare " Iraku  pas  fitores  mbi  shtetin islamik'', organizuar në bashkëpunim me zyrën e Evropës të dialogut midis feve. 7 shkurt 2018 është organizator  i jubileut  të  480  vjetorit  të  themelimit të teqesë  Harabati Baba, Tetovë  - Maqedoni,  pjesmarrje  nga  ambasadat  e  akredituara  në  Maqedoni,  përfaqësues  të  OSBE-s, intelektual,  profesorë  nga vende  të Ballkanit  dhe  Shqipëria. Me këtë rast  u bë prezantimi i ekspozitës fotografike në këtë event të rrallë.
H. Dede Edmond Brahimaj nderohet me çmimin "Unaza e Tolerancës" në Gjermani, në nëntor 2021. Akademia Evropiane e Shkencave në Universitetin Teknik të Këlnit në Gjermani ka vlerësuar H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve dhe në në të njëjtën kohë Kryetari i Këshillit Ndërfetar për vitin 2021, me çmimin "Unaza e Tolerancës" me motivacionin "për përpjekje të  vazhdueshme dhe të  vlefshme në angazhimet për paqen dhe nxitjen e dialogut ndërfetar, si një shembull i veçantë dhe i denjë për t'u ndjekur në ndërtimin, promovimin dhe mbrojtjen e tolerancës”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në ambientet e Akademisë Evropiane të Shkencave pranë Universitetit të Këlnit në Gjermani, ku morën pjesë personalitete akademike dhe fetare.

Ka marrë tituj nderi:
"Ambasador i Paqes", 2004
"Nderi i Qarkut të Korçes'', 2004.
"Qytetar Nderi" i Komunës Zerqan-Bulqizë,  
10 qershor 2014 "Qytetar Nderi" i Komunës Martanesh-Bulqizë,
29qershor 2014 "Qytetar Nderi" i Komunës Bogovë-Skrapar,
22 gusht 2014 "Qytetar Nderi" i Komunës Frashër-Permet, 25 maj 2014.
"Personalitet i shquar i Labërise, Shoqata "Labëria",shkurt 2015
"Qytetar Nderi" i Qarkut te Fierit, mars 2015.
"Qytetar Nderi i Qarkut te Beratit, maj 2015.
Urdhëri " Kalorsi i Skënderbeut" 7 shtator 2015 nga Presidenti i Republikes.
"Dr. Honorus Causa", Misioni OKB, shator 2016
Nderi i Bashkisë Bulqizë, tetor 2016
Mirenjohje nga Presidentin Obama SHBA, janar 2017.
Çmimin e Arit'' Ikona e Paqes" Shoqata e Kombeve te Bashkuara, "G.O.D Awards" tetor 2017.
"Qytetar Nderi" i Skraparit, Bashkia Skrapar, janar 2018.
Çertifikatë mirënjohje dhe Flamurin Amerikan nga Zëvëndës Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan, Z. Munr Kazmir, 26 qershor 2019.
"Unaza e Tolerancës" në Gjermani, në nëntor 2021 nga Akademia Evropiane e Shkencave në Universitetin Teknik të Këlnit.