Dita e 10 qershorit 2023, mbledh në Teqenë e Bllacës-Bulqizë, qindra besimtarë të trevës së Bulqizës, Dibrës, Burrelit dhe të ardhur nga treva të tjera të vendit e jashtë tijë, në pelegrinazhin tradicional vjetor.
Teqeja e Bllacës, që mbanë emrin “Teqeja e baba Isufit-Bllacë”, u ndërtua në vitin 1800.
Teqeja e Bllacës, mbart historinë e vet, histori e lavdishme të besimit të palëkundur në Zot, por edhe të dashurisë së pakufishme për këto troje. Historia e themelimi të kësaj teqeje, lidhet me baba Sufajn, i parë nga fisi Tasha i fshatit Bllacë, në vitin 1800. Ai ishte me virtyte të rralla kishte dhunti shenjtërie. Është veshur në Haxhi Bektash baba. Mbante lidhje me teqetë e Dibrës së Madhe, Tetovës me baba Fejzë Bulqizën. Ai hapi mejtepin e parë në Bllacë, në mesin e viteve 1830. Por masat e mara nga otomanët (pas vitit 1826), në persekutimin e bektashinjve, teqeja u shkatërrua. Për një periudhë të gjatë nuk funksionoi.
U ringrit në themelet e para, në vitin1893, nga baba Sufa i dytë. Baba Sufa i ri ka lozur një rol të madh në përhapjen e bektashizmin në trevën e Dibrës, mësimin e gjuhës shqipe, kontribut në rilindjen kombëtare. …Në teqe, në vitin 1908, u hap shkolla e parë shqipe. U persekutua nga autoritet turke dhe serbe, ndërroi jetë në vitin 1915. Teqeja u dogj në vitin 1923, e ringriti baba Zenjeli, në vitin 1930. Më pas, këtë mision (deri në vitin 1940) e vazhdoi me dervish Abdulla Gurrën. Në vitin 1938, këtu shërbeu Dede Ahmeti 1938. Vazhduan të punojnë në këtë teqe disa baballarë dhe dervish si: baba Muharrem Metalla (1950-1954); baba Xhemal Rapush Dinollari (1954-1963) deri në vitin1967. Teqeja u shkatërrua nga shteti monist në vitin 1967 dhe u rihap në vitin 1995. Në këtë vit, këtu drejtoi baba Ismail Jangullit me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe ringriti këtë teqe të mrekullueshme që është sot, deri sa u nda nga kjo jetë. Aktualisht, në këtë teqe, drejton baba Halil Curri dhe sekretar është Bektash Jangulli.