Kryegjyshi Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka qenë i pranishëm sot, më 28 nëntor 2018, në përkujtimin e 106 vjetorit të ngritjes së flamurit, ditë kur patriotët Refik dhe Hamit Toptani, i’u bashkuan arkitektit të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit, në projektin që solli lindjen e shtetit shqiptar. Në sheshin para selisë së sotme të Kuvendit të Shqipërisë, aty ku 106 vite më parë burra dhe gra patriote tiranase ngritën flamurin tonë kombëtar, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, politikan, artistë, përfaqësues të komuniteteve fetare, veteranë lufte dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në monumentin që simbolizon këtë moment historik për qytetin.