Ditën e sotme, 21 nëntor 2020, në mjediset e teqesë së Ngraçies- Mallakastër, u përkujtua 120-vjetori i themelimit të kësaj teqeje. Me këtë rast, në këtë event përkujtimor, morën pjesë klerikë, myhibë e besimtarë vendas, nga Mallakastra dhe gjithë Shqipëria. Këtij aktiviteti i kushtohet edhe përshëndetja e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë dhe klerikë të Mallakastrës! Të nderuar dashamirës dhe miq të teqesë së Ngraçanjit! Dita e bekuar e Pelegrinazhit në teqenë e Ngraçanjit, më jep rastin e lumë t’ju uroj ju dhe familjet tuaja: Paçi fat edhe mbarësi! Baballarët dhe dervishët e asaj teqeje, ju qofshin gjithmonë pranë në gëzimet dhe hallet tuaja! Sigurisht, në ngjarje të tilla përkujtimore, është mirë të jemi së bashku, jo vetëm për të nderuar kujtimin e klerikëve që shërbyen me aq sakrifica, por edhe për të biseduar me njeri-tjetrin, për të qarë hallet, për të kuvenduar dhe kënduar së bashku, për të dalë prej oborreve të teqeve shpresëplotë në kohërat që kalojmë. Por në kushtet e kësaj pandemie botërore, në kushtet kur vlen të jemi të matur dhe rigorozë në zbatimin e të gjitha masave të protokollit shëndetësor, na mbetet të urojmë njeri-tjetrin në largësi fizike dhe ti lutemi Zotit të Lartë të na japë vullnet e shpresë për të kapërcyer situatën. Teqeja e Ngraçies, e themeluar në dekadën e fundit ët shekullit 19-të nga baba Nuriu dhe e rritur e zbukuruar më pan nga të tjerë dervish dhe baballarë, ka luajtur një rol të madh ndër brezat e besimtarëve, duke përcjellë para së gjithash mesazhin e madh se tarikati bektashian nuk i ndanë asnjëherë mësimet e Haxhi Bektash Veliut, nga fatet e kombit. Ky tarikat, Brenda familjes së madhe të Islamit, ka ditur që nëpërmjet fjalës së mençur dhe të urtë, ët ushqej ndjekësit dhe dashamirësit e tij, me dashurinë për Zotin, për atdheun, për familjen shpirtërore dhe biologjike. Vetë baba Nuriu, ka pritur e përcjellë në teqenë e tij, luftëtarë të Ngraçijes dhe Mallakastrës, të cilët morën pjesë me armë në dorë, sin ë vitin 1912 kur u shpall pavarësia nga Ismail Qemali, ashtu edhe në Luftën e Vlorës më 1920. Së bashku me teqenë e Çërrilës, Çorrushit, Drizarit, Kremarit, Kutës, Kapajt, Greshicës, Hekalit, Hambarajt, si edhe të disa dervishijeve, teqeja e Ngraçanjit do të luante rolin dhe misionin e saj fisnik, duke 2 shpërndarë shpresë dhe mençuri bektashiane dhe duke bërë që mallakastriotët në çdo kohë, të shpërfaqin traditat më të vyera të të parëve të tyre dhe t’i pasurojnë ato. Kësisoj, për të ardhur në vitin 1967, atëherë kur regjimi i kaluar i mbylli të gjitha ambientet e kultit, me idenë se do të shuante vetë besimin tek Zoti. Por besimtarët e teqesë së Ngraçanjit, ashtu sit ë gjithë bektashianët anë e kënd Shqipërisë, në mënyrë të fshehtë dhe të sinqertë, shkuan sërish pranë mezareve të baballarëve, kuvenduan me ‘ta, qanë hallet me ‘ta, dhe ruajtën ët pa fikur dritën e çiragut të Haxhi Bektash Veliut. Ata guxuan dhe ndaj kur vonoi dita e ringritjes së teqeve, tyrbeve dhe objekteve të tjera të mrekullueshme, me ët cilat krenohemi sot. Sigursiht kemi shumë punë për të bërë dhe besoj se me ndihmën e Zotit e tajën, vëllezër e motra besimtarë, gjithçka do të arrijmë në ditët që do të vijnë. Zoti ju bekoftë të gjithëve! Amin! Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj “