14 PRILL, DITËLINDJA E KLERIKUT ISUF KËRÇINI (DERVISH SUFA)

Ditën e diel të 14 prillit të këtij viti, përkujtohet ditëlindja e klerikut Dervish Sufa, që ka shërbyer për shumë kohë, në teqenë e Krujës. Ai lindi më 6 mars 1873 dhe ka ndërruar jetë më 14 prill të vitit 1933.
…Sipas të dhënave, origjina e dervish Sufës, është nga Dibra e Madhe dhe të parët e tij, kanë ardhur në Krujë, në çerekun e parë të shekullit 18. Prindërit e Isufit patën një kujdes të veçantë për të, kurse vëllai tjetër i tij, i madhi, Fazlliu, ishte përkrahës i luftës së Tallajbesë të vitit 1906. Ai u vra nga turqit në Mamurras në vitin 1907. Jeta e Isufit ishte plot përkujdesje dhe dashuri prindërore dhe të kulturës bektashiane, që e mori nga prindërit e fisi i tij. Në moshën 8 vjeçare, në vitin 1881, filloi shkollën fillore turke, ku mësoi lëndët shkrim e këndim turqisht, arabisht, matematikë dhe edukatë fetare. Kuranin e mësonte me endje dhe ishte një nxënës i dalluar. Shkollën e mbaroi në vitin 1884. Në këtë moshë, babai i tij, e çonte shpesh tek teqeja e Shememi Babait. I ati i tij, dervish Mustafai, kaloi nga jeta në moshën 52-vjeçare, dhe e la Isufin në moshën 15 vjeç. Por Isufi eci në rrugën e babait, jo vetëm si besimtarë dhe njohu më shumë për historinë e bektashizmit. Adhurimi i tij për bektashizmin, erdhi duku u shtuar, u bërë myhib dhe kaloi provat e përgatitjes si dervish të 1001 netëve, një kod bektashian, rreth tre vjet. Në vitin 1891, kur mbushi të tetëmbëdhjetat u bë dervish nga myrshidi, Haxhi Ismail Subashi dhe nisi rrugën si klerik, në Krujë.
Në vitin 1917, kur kaloi nga jeta baba Selim Qyshka i Parë, transferohet në Hambaraj të Fierit. Dervish Sufa, në vijimësi, shërbeu edhe në teqetë e tjera të Krujës, si Haxfhi Jahja Baba, në tyrben Byjyk Abdall, duke bërë shpesh vizita në zonën e Krujës dhe Dibrës, veçanërisht, në Martanesh. Kështu, ai u bë shumë i njohur jo vetëm në Krujë, por edhe në rrethinat e saj. Ai e njihte shumë mirë Kuranin, dinte arabisht.
Dervish Sufaj, kaloi nga jeta në 14 prill të vitit 1933.
Dervish Sufa është dekoruar nga Presidenti i Republikës në vitin 1995, (pas vdekjes), me ‘Medalje e Veprimtarisë Patriotike, me motivacion: ’Fetar dhe nacionalist i shquar në luftë kundër pushtuesit, për një Shqipëri të lirë e të bashkuar”.