Dita e 15 majit, është ditë e shënuar për besimtarët bektashian të trevës së Memaliajt dhe Tepelenës, pasi në dy teqe të kësaj zone, përkatësisht në atë të Baba Hasanit në Memaliaj dhe në atë të Komarit-Tepelenë, zhvillohet dita e pelegrinazhit tradicional vjetor.
Ndonëse këto dy objekte të njohura bektashiane, kanë vite të ndryshëm të themelimit të tyre, (Teqeja e Baba Hasanit në Tepelenë, vitin 1840; ajo e Komarit-Tepelenë, 1903), kanë të përbashkët datën e pelegrinazhit. “…E mërkura e 15 janarit, si tradicionalisht çdo vit, mbledh në këto dy teqe të njohura, jo vetëm në Jugun e Shqipërisë, klerikë bektashian, myhibë e besimtar vendas, por dhe të ardhur nga rrethet fqinj, qytete të ndryshme të Shqipërisë e jashtë saj, ku punojnë e jetojnë shqiptarë. Në këtë ditë të shënuar, ne kujtojmë e vlerësojmë njëkohësisht kontributin fetar e atdhetar që kanë luajtur këto objekte e vëllezërit tanë klerikë që kanë shërbyer në ‘to…”-pohon mes të tjerave Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.