Drejtuar: Ambasadores së SHBA në Tiranë
Shkëlqesisë së Saj. Znj. Yuri Kim
E nderuar Znj. Ambasadore,
Në këtë ditë shënohet 232 vjetori i krijimit të Departamentit të Shtetit Amerikan, një Institucion i tërë demokratik, paqedashës e bashkëpunues jo vetëm me Shqiptarët e Shqipërinë por me çdo komb liridashës e paqedashës të botës mbarë. Me këtë urim të veçantë bashkohen të gjithë besimtarët bektashianë të kudondodhur në botë, urime e bekime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamentin e Shtetit Amerikan shtet mik i Shqipërisë dhe Shqiptarëve, që historikisht ka përcjellë vlera të larta njerëzore e humanitare dhe ka shprehur përherë lirinë e fesë , harmonisë e bashkëjetesës Ndërfetare si vlera të larta demokratike.
Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti i Bekoftë shtetasit Amerikan kudo nëpër botë!
KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ