Ditën e djeshme, më datë 19 maj 2019, me rastin e 60- vjetorit të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, pati vizita dhe urime nga krerët me të lartë të shtetit dhe personalitete të shumta, si: Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Z. Gramoz Ruçi, Kryepeshkopi Anastas Janullatos, kreu i Komitet Mysliman të Shqipërisë Haxhi Bujar Spahiu, Kreytari i Konferencës Ipeshkëvnore Shqiptare Monsinjor Xhorxh Frendo, President i Vllazërisë Ungjillore Shqiptare Ylli Doci , ambasadorë dhe personalitete të tjerë Shqiptarë dhe të huaj, të cilët ndër të tjera e kanë cilësuar Kryegjyshin Botëror si një Udhëheqës të shquar Shpirtëror dhe faktor kryesor uniteti. Shumë nga këto personalitete ishin të pranishëm edhe në aktivitetin e Zhvilluar me këtë rast në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë.
Në këtë ditë të veçantë, Kryegjyshi ka vendosur të vijojë traditën e çdo ditëlindjeje, duke dhuruar ndihma për jetimët dhe familjet në nevojë. Gjithashtu, në shenjë simbolike, së bashku me klerikë, besimtarë dhe dashamirës bektashinj mbolli dhe një Qiparis, në ambientet e Kryegjyshatës.
Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj - ka lindur ne Tiranë me 19 maj 1959, prej prindërish besimtarë të devotshëm të bektashizmit , me origjinë nga fshati Brataj i Vlorës. Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare, vazhdon studimet në shkollën e mesme ushtarake "Skënderbej" dhe duke arritur rezultate të larta i jepet e drejta të ndjekë studimet e larta ushtarake, në Akademinë e Forcave Tokësore, sot “ Skëndërbej “. Nga viti 1982 dhe deri më vitin 1990 ka shërbyer në funksione të ndryshme ushtarake, në Burrel dhe Peshkopi. Me ringjalljen e besimit bektashian në fund të viteve 90-të së bashku me klerikë dhe besimtarë të tjerë, merr pjesë në Këshillin Organizativ të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Në fillim të vitit 1991 me kërkesën e tij lirohet nga funksioni ushtarak duke marrë përsipër barrën për organizimin e Komunitetit Bektashian. Vlen të theksojmë se edhe në kushtet më të vështira, atëhere kur ushtrimi i besimit fetarë në Shqipëri u ndalua më nen të veçantë të Kushtetutës, shtëpia e prindërve të tij në Tiranë ka shërbyer për mbajtjen gjallë të bektashizmit duke u rrezikuar shumë prej regjimit që nuk falte.
Me dy janar të vitit 1992 mer dorë tek udhëheqësi i tij shpirtëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe Baba Barjam Mahmutaj, duke u inkuadruar kështu përfundimisht në rrugën e Pirit të ndritur Haxhi Bektash Veliut. Këtu zë fill kariera e tij fetare. Me 16 maj 1996 konsakrohet me urdhrin "Dervish", menjehëre ngarkohet me detyrë në Gjyshatën Bektashiane Korçë, në teqenë e Turanit. Puna e palodhur e tij për kontinutetin dhe ringritjen e besimit bektashian në Librazhd, Pogradec, Mokër, Korçë, Devoll dhe Kavajë, bëri që më 13 prill të vitit 1997, dekretohet me titullin "Baba" dhe pas kalimit nga kjo jetë e baba Bajram Mahmutaj caktohet si zëvendës i parë i Kryegjyshit Botëror Bektashian Haxhi Dede Reshat Bardhi. Në këtë funksion të lartë kontributi i tij ka qenë i çmuar sidomos në ideimin, përgatitjen dhe realizimin e tri kongreseve të radhës të bektashizmit. Madje në dy kongreset e fundit ( Tiranë 2000 dhe 2005) ka raportuar në cilesinë e përgjegjësit të Këshillit të Lartë Gjyshëror.
Në marsin e vitit 2006, me kalimin nga jeta të Baba Tahir Eminit, gjithashtu emërohet në funksionin e gjyshit te Gjyshatës bektashiane në Maqedoni. Kontributi i tij në këtë gjyshatë ka qenë sa në rrafsh të organizimit të komuniteteve të besimtarëve atje, edhe në aspektin e njohjes prej ndërkombëtarëve. Si në Korçë edhe në Tetovë Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka manifestuar cilësitë e spikatura të klerikut bektashian në aspektin doktrinor, moral dhe qytetar duke u shndruar në faktorin të tolerancës fetare midis besimeve të tjera. Në vitin 2004 për kontributin e çmuar te tij Keshilli Bashkiak i Qarkut te Kon;es e ka nderuar me titullin më të lartë "Nderi i Qarkut të Korçës".
Ai ka marrë shumë falenderime dhe konsiderata të larta prej qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, shoqatave civile, gjithashtu trupi diplomatik i akredituar në Shkup ka vleresuar lartë si njeri me të gjitha atributet e një prijësi fetar, posaçërisht roli i tij paqësor në Harabati Baba, teqe në Tetovë dhe mënyra e tij, si përballej me diskriminimin ligjor ndaj Komunitetit Bektashian , duke përdorur urtësinë, zgjuarësinë dhe mbetet njeriu me fjalët e urta dhe të ëmbëla. Që nga viti 1992 e në vazhdim Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka marrë pjesë në trajnime të organizatave prestigjioze ndërkombëtare, kurse doktrinore, simpoziume dhe veprimtari të ndryshme me karakter fetar, human dhe social, ku edhe ka referuar duke çuar aty zërin dhe eksperiencat e komuniteteve bektashiane të kudondodhura në botë. Kështu me 1966 referoi në Teheran lidhur me tolerancën bektashiane në trevat e Ballkanit. Me 14 qershor 2003, në Konferencën Ndërkombëtare "Fetë dhe Civilizimet në mijvjeçarin e ri" referon rreth sfidave të bektashizmit në të ardhmen. Në qershor 2004 me kuadër të trajnimeve të organizatës të Komuniteteve fetare tradicionale shqiptare, viziton shtëpinë e Bardhë në SHBA. Nga bordi i kësaj organizate ka merituar titullin "Ambasadori i Paqes". Ka shkuar ne SHBA nga Departamenti i Shtetit dhe nga ambasada amerikane në Shqipëri per një periudhe 21 ditore për diversitetin e fesë në SHBA. Ka marrë pjesë disa herë në festimet e 16 gushtit në Haxhi Bektash të Turqisë, ku është pritur nga drejtues të lartë të shtetit turk si edhe ata të Institutit "Haxhi Bektash Veliut" pranë Universitetit të Gazit në Turqi. Gjithashtu ka qenë i pranishëm dhe ka kontribuar me ligjeratat e tij në veprimtari analoge në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Oher, Stamboll, Ankara, Afiyon, Shtutgart Keln, dhe ne Detroit të SHBA-ës. Pjesmarrës në pelegrinazhin Botërore për Haxhillëk në Mekë, vitin 2004. Merr pjesë në vizitat e vendeve të shenjta në Jeruzalem në Izrael, në vitin 2007. Ka qenë i ftuar në Kongresin e 33 Botëror për "Liritë Fetare" në Indi dhe ka ndezur pishtarin të këtij aktiviteti së bashku me udhëheqësin e shquar fetar Dalai Lama. Ka marrë pjesë në tri konferenca Botërore mbi fenë në Maqedoni nga viti 2006-2011.
Është në vitin e fundit të studimeve për Juristikën në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Maqedonin e Veriut.
Pas kalimit nga jeta e ish Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, baba Mondi më 11.06.2011 zgjidhet në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Këto vite si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, Hirësija e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka punuar me përkushtim duke vazhduar rrugën e Dede Reshatit Bardhit, traditën bektashiane në mardhënie institucionale brenda dhe jashtë vendit. Ka patur gjatë kësaj periudhe drejtimi një axhent të ngjeshur në veprimtaritë e ndryshme ndërkombetare nëpër botë. Në vendet e Ballkanit ka patur mjaftë takime me Presidentët e Kryeministrat të Turqisë, Bullgari, Rumani, Hungari, Greqi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercogovinë , Kosovë.
Por takimet nga me kryesoret janë: Takimi me përfaqesuesit e Këshillit të Evropës për çështjet fetare në vitin 2012.
Takimi me personalitete të lartë të Turqisë, Kryeministrin Erdogan, Presidetin turk dhe perfaqesuesit e lartë të Komunitetit Mysliman të Turqisë në vitin 2013. Pjesmarrës në Konferencën për 100 vjetorin e Shoqërisë "Vatra" në vitin 2013, takim me personalitete të Shtëpisë së Bardhë në SHBA me sekretarin e Shetit Xhon Kerri më 2013, Konferenca Botërore për paqe në Pejë të Kosovës, viti 2013.
Vizitë në vendet e shenjta të Irakut në qytetin Nexhef, Qerbela, Kufe, Bagdat, prill 2014. Merr pjesë në Samitin për paqen në Seul shtator 2014.Takimi me Papa Françesku në Tiranë 21 shator 2014. Ne veprimtarin ndërkombëtare për një paqe mes popujve 9-12 tetor 2014, Palermo-Itali.
Mori pjesë në Marshimin e Bradhë me përfaqësues të katër komuniteteve fetare të Shqipërisë në Parisë të Francës, në janar të vitit 2015. Bëri të mundur për të realizuar amanetin e Dede Reshat Bardhit në përurimit madhështor të Kryefaltores Bektashiane në Tiranë me pjesemarje nga personalitete nga shume vende të botës më 7 shtator të vitit 2015.
Takimi me Papa Françeskun më 10 maj, 2016 në Vatikan. Me 17 qershor 2016 mer pjesë në inagurimin e bustit të "Nene Terezës, në province të Mynihut, organizim i Shoqatës Kulturore "Sali Çekaj", 4 shtator 2016 mer pjesë në Shenjtërimin e Nënë Terezës, në Romë-Itali, Takimi me Patriakun Ekumenik i Stambollit, Bartolomeu i Parë në Stamboll të Turqisë shtator 2016 dhe këtë muaj Akademia Botërore e Paqes të OKB i jep titullin "Doctor Honoris Causa". Më 9 tetor 2016 mer pjesë në ceremoninë e shpalljes "Kardinal" të shqiptarit të përvuajtur Dom Ernest Troshanit.
22 mars 2017, "Dita e Sulltan Nevruzit" manifestim madhështor ndërkombetar sipas ritualeve bektashiane, e ndjekur nga 27 televizione nga vende të ndryshme të botës. Me 25 maj 2017 është organizatori i vitit të dytë "Ditën e Kultures Bektashiane" në Paris të Francës. Në Qershor të vitit 2017 mer pjesë në "Mengjesi i lutjeve" Berlin të Gjermanisë. Po këtë muaj organizon veprimtarine madhështore të 500 vjetorit të veprës Ballëm Sulltanit, Pirit të Dytë të bektashizmit, Tiranë-Martanesh. Shtator 2017 mer pjesë në Konferencën e tretë të liderëve fetarë për paqen botërore në Seul të Korëse së Jugut. 14 tetor në Shkup të Maqedonisë Veriut organizator i Konferencës Ndërkombëtare me temë: "The Bektashi religoeus community urder premime" relator dhe i ftuar nderi ka marë pjesë Josef Weinerholster, nën kryetar i Parlamentit Europian. Tetor 2017 takim ne Bruksel për problemin e teqesë Harabati Baba të Tetovës me anëtare e PE dhe Reporterin e BE-s për Shqipërinë, Knut Fleckentein. Pjesmarrja e tij në Konferencën Ndërkombëtare rreth religjioneve, kulturës pluraliste për paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme, Athinë Greqi 30 tetor 2017. Nëntor 2017 mer pjes në ceremoninë e ngritjes së bustit të "Nënë Terezës" në Kroaci, së bashku me Presidentin e Republikes së Shqipërisë, z. Ilir Meta, ku edhe takon z.Stipe Mesiç për biseda të ardhshme lidhur me zhvillimin e bektashizmit në rajon dhe më gjerë. Janar 2018 mer pjesë në Berlin Konferenca Ndërkombëtare " Iraku pas fitores mbi shtetin islamik'', organizuar në bashkëpunim me zyrën e Evropës të dialogut midis feve. 7 shkurt 2018 është organizator i jubileut të 480 vjetorit të themelimit të teqesë Harabati Baba, Tetovë - Maqedoni, pjesmarrje nga ambasadat e akredituara në Maqedoni, përfaqësues të OSBE-s, intelektual, profesorë nga vende të Ballkanit dhe Shqipëria. Me këtë rast u bë prezantimi i ekspozitës fotografike në këtë event të rrallë.
Ka marrë tituj nderi:
"Ambasador i Paqes", 2004
"Nderi i Qarkut të Korçes'', 2004.
"Qytetar Nderi" i Komunës Zerqan-Bulqizë,
10 qershor 2014 "Qytetar Nderi" i Komunës Martanesh-Bulqizë,
29qershor 2014 "Qytetar Nderi" i Komunës Bogovë-Skrapar,
22 gusht 2014 "Qytetar Nderi" i Komunës Frashër-Permet, 25 maj 2014.
"Personalitet i shquar i Labërise, Shoqata "Labëria",shkurt 2015
"Qytetar Nderi" i Qarkut te Fierit, mars 2015.
"Qytetar Nderi i Qarkut te Beratit, maj 2015.
Urdhëri " Kalorsi i Skënderbeut" 7 shtator 2015 nga Presidenti i Republikes.
"Dr. Honorus Causa", Misioni OKB, shator 2016
Nderi i Bashkisë Bulqizë, tetor 2016
Mirenjohje nga Presidentin Obama SHBA, janar 2017.
Çmimin e Arit'' Ikona e Paqes" Shoqata e Kombeve te Bashkuara, "G.O.D Awards" tetor 2017.
"Qytetar Nderi" i Skraparit, Bashkia Skrapar, janar 2018.
Çertifikatë mirënjohje dhe Flamurin Amerikan nga Zëvëndës Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan, Z. Munr Kazmir, 26 qershor 2019.