Ditën e sotme, Kryegjyshi Botëror Bektashian, priti Drejtoreshën e CVE pranë Kryeministrit Edi Rama, znj. Lejdi Dervishi. Në këtë takim që u zhvillua në mjediset e Selisë së Shenjtë Bektashiane, funksionarja Dervishi, shoqërohej nga gazetari Bardhyl Gosnishti. Fillimisht, miqtë vizituan muzeun e Selisë së Shenjtë Bektashiane, arkivin, galerinë, ekspozitën, bibliotekën dhe mjediset e tjera të qendrës multifunksionale-fetare-kulturore. Vizitorët e veçantë u impresionuan nga kjo vizitë, duke vlerësuar kontributin e bektashizmit në rrugëtimin e tijë tetëshekullor, rolin e Selisë së Shenjtë për predikimin e besimit tek Zoti, tek urtësia, paqja e mirësia, mbështetur në traditën e njohur të këtij tarikati, “Pa atdhe, nuk ka fe!”.
Vizita vazhdoi me një bisedë dashamirës me Kryegjyshin Botëror Bektashian Dede Edmond Brahimaj. U fol e ndanë mendime të vlershme për problematikat e pronave, bashkëpunimin e ndërsjelltë në aktivitete në luftë kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm dhe në forcimin e frontit të përbashkët për parandalimin në kohë të këtyre fenomeneve që dëmtojnë unitetin, interesin e shoqërisë dhe kombit. “Në rrugëtimin tonë të gjatë, në përmbushje të misionit të njohur historik të besimit tonë të paqtë, roli i dervishëve e baballarëve tanë, fetar e atdhetar, ka qenë e do të jetë kurdoherë në krah’ të të mirës, bashkimit e vëllazërisë, paqes dhe forcimin e dashurisë e besimit tek Krijuesi..”- pohoi mes të tjerave para miqve, Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj. Në këtë bashkëbisedim, Kryegjyshi Botëror Bektashian, shoqërohej nga përgjegjësja e Zyrës së Protokollit të Kryegjyshatës, juristja znj. Sheldiana Jano dhe Sekretari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Z. Genti Kruja.
Përgatiti:
Shelda AGARAI