531 vjetori i themelimit të teqesë “Durballi Sulltan”, në Volos-Greqi

Sot, mbushen plot 531 vjet, nga themelimi i teqesë “Durballi Sulltan”, në Volos-Greqi. Kjo teqe,  gjendet afro dy kilometra në jug të fshatit të vogël Asprogeion të bashkësisë Eretrias të Farsallës dhe është 28 kilometra nga Farsala e 72 kilometra nga Larisa. Historia e teqesë së famshme e “Durballi Sulltanit”, e themeluar në vitin 1480 në Farsalla të Greqisë, tregon për hershmërin e ngritjes së teqeve  në Ballkan dhe rrezatimi i saj edhe në Shqipëri. Teqeja e mori emrin nga misionari i saj, që punoi me përkushtim jo vetëm për themelimin e teqesë, por dhe përkushtimin e kontributin e madh që dha në vitet 1480-1552 gjatë drejtimit të saj ,deri kur kaloi nga jeta. Durballi Sulltani, ky misionar, ishte dërguar nga  Sejid Ali Sulltani, i teqesë së Dimotekës në Bullgari, i cili hodhi farën e bektashizmit në Ballkan dhe themeloi teqenë e parë bektashiane në Farsalla (Thesali) të Greqisë.       Ai ka qenë një nga shenjtorët e mëdhenj dhe njihet si i tillë dhe sot, nga e gjithë popullata greke e vendosur në viset rreth e rrotull teqesë. Edhe sot ajo popullatë ka respekt për Durbali Sulltanin. Arkitektura e teqesë së “Durballi Sulltanit”, është kurorëzuar në  mjediset e një vendi të  bukur  dhe të mrekullueshëm. Ajo përbëhet nga një kompleks ndërtimesh, nga dy njësi hapësinore, varrezat dhe tempulli kryesor. Në hapësirën e varrezave gjenden varret e dervishëve dhe në anën perëndimore, dy tyrbe, ku janë varrosur baballarët. Hapësira e teqesë kryesore, përbëhet nga ndërtime të ndryshme, hapësira banimi, mikpritjeje, adhurimi (falje), furra, kuzhina etj. Ndërtimet janë bërë sipas konceptit arkitekturor të Qendrës Botërore të Bektashizmit në Nevshehir të Turqisë, sot Haxhi Bektash. Interes të posaçëm, nga pikëpamja arkitekturore, paraqet ngrehina e rrënuar nga ana lindore. Durballi Sulltani, ishte edhe një mistik i madh. Për këtë ështrë edeh një vjershë e bërë nga baba Abedin Leskoviku: “Aman! Ja Durbalkli, Un’ jam kull tek ty,/ Qerem ja Mahzuni-Ja nurler nuri./ Sulltan Sejid Ali-Sërri Bektashi,/ Je soj pejgamberi-Je Rum Serveri,/ Qeramete shumë-i derdhe si kumnë,/ Se ç’ke xhilve shumë-Je Rum Serveri,/ Kur e hodhe gurë-Me Hajdar në gjuhë,/ Detn’ e bëre udhë-Je Rum Serveri./ Dora jote, o Shah-Ajet “jedullah”,/ Gurit ç’i dhe rah-Je Rum Serveri./ Me kuvet q’i dhe-Katër sahat vate,/ Shum’ qeramet ke-Je Rum Serveri./ Madhërit t’i flet-Abidini vërtet,/T’na bësh merhamet-Ej Rum Serveri!”

Nga viti  1480 e deri në dhjetor të vitit 1972, drejtuan këtë teqe, 33 baballarë, i fundit baba Seit Koka nga Vëndresha e Skraparit:

  1. Durballi Sulltan Babai prej 1480 deri në 1522 vjet 42
  2. Baba Musai nga Bagdadi “ 1522        “    1553   “   31
  3. Shahin baba Horasani “ 1553    “      1581   “   28
  4. Xhafer baba Halepi “ 1581    “      1596   “   15
  5. Haxhi Ali baba Misiri “ 1596    “      1604   “     8
  6. Tajar baba Skenderuni “ 1604   “      1627   “   23
  7. Kasim baba Bagdadi “ 1627    “      1643   “   16
  8. Emin baba Qerbelaja “ 1643    “      1655   “   12
  9. Muatafa baba Lahori “ 1655    “      1660   “     5
  10. Zenel Abidin baba Basra “     1660    “      1663   “     3
  11. Jahja Hadi baba Kërsheheri “ 1663    “      1680   “   17
  12. Shemsudin Ali baba “ 1680    “      1694   “   14
  13. Sejid Maksud baba Bagdadi “ 1694    “      1713   “   19
  14. Sali Ali baba Bagdadi “ 1713    “      1725   “   12
  15. Mensur baba Basra “ 1725    “      1736   “   11
  16. Et-hem Neki baba Erzurumi“ 1736   “      1744   “     8
  17. Selim baba Bagdadi “ 1744    “      1753   “     9
  18. Hysen baba Tirana “ 1753    “      1779   “   26
  19. Hasan baba Gega “ 1779    “      1794   “   15
  20. Hasan baba Dibra “ 1794 vetëm gjashtë muaj
  21. Ahmet baba Gega “       1794 deri në 1802 vjet    8
  22. Mehmet baba Ipeku “ 1802    “      1809   “     7
  23. Mahmut baba Gega “ 1809    “      1811   “     2
  24. Xhemali baba Gjirokastra “ 1811    “      1815   “     4
  25. Xhemal baba Konica “ 1815    “      1819   “     4
  26. Hysen baba Gega “ 1819    “      1845   “   26
  27. Muharrem Mahzuni Baba “ 1845 “      1867   “   22
  28. Ashçi Baba “ 1867    “     1869   “      2
  29. Bajram baba Përmeti “ 1869    “      1904   “   35
  30. Nazif baba Koplara “ 1904    “      1905   “     1
  31. Tahir Baba Bubzi 1905   ”      1919   ”    14
  32. Qazim baba Berati “ 1919    “      1942   “   23
  33. Sejid Baba Skrapari ” 1942        “      1972   “   30

Baballarët e kësaj teqeje historike kanë qenë pothuajse krejt shqipëtarë, të cilët kanë predikuar kurdoherë kombësinë shqipëtare, si të gjithë baballarët e teqeve të Shqipërisë që kanë qënë qendrat e shqipëtarëssë në kohën e sundimit turk.
Sot teqeja është pothuajse në rrënim dhe prap tregon famën e saj arkitekturore dhe historinë e famshme të dervishëve dhe baballarëve. Ajo mirmbahet me vështirësi nga besimtarët shqiptarë që punojnë rreth saj dhe bëhet pelegrinazh në një majin e përvitshëm.
Nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tijë, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe me mbështetjen e komunitetit shqiptar bektashian në emigrim në Greqi, kohët e fundit, përkujdesja ndaj këtij objekti të lashtë e të rrallë bektashian, po konstatohet një interes në rritje. Kështu, ditën e pelegrinazhit tradicional vjetor (1 maj), në këtë teqe mblidhen besimtarë bektashian nga Greqia, Nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore hapësia të tjera mbarëshqiptare e komununitete që ejtoj në Europë e më gjerë, duke sjellë gjallëri. Ndërkohë, pritet kurorëzimi i përpjekjeve të gjata për administrimin ligjor të këtij objekti kulti, nda Selia Botërore Bektashiane.

Përgatitën:
Nuri ÇUNI
Kujtim BORIÇI

Baballarët dhe dervishët që kanë shërbyer në këtë teqe