Teqeja Pusi që lahet vet (e baba Hamitit), ndodhet në Lagjen Partizani (Dylgjere) të qytetit Elbasan, Njësia Administrative Elbasan, Bashkia Elbasan. Teqeja Pusi që lahet vet është e hershme kjo lidhet dhe me historinë e pusit por edhe dokumentet e vjetra të regjistrit të veprimeve të përditshme (daimi) 1907, flasin për këtë teqe. Pranë saj është një pus dhe rrap që ka historinë e saj, veçoria e pusit që vetëpastrohej çdo natë, duke e derdhur ujin jashtë grykës. Sigurisht origjina e kësaj teqeje flet se baballarët në kohë të ndryshme dhanë ndihmesën e tyre për forcimin e bektashizmit në Elbasan dhe bashkëpunimi me teqetë e tjera. Ajo u bë e njohur dhe e rëndësishme me baballarët e shquar që drejtuan këtë teqe. Kjo lidhet në zgjerimin e saj më 5 maj 1920 kur erdhi baba Hamiti nga Stambolli dhe u vendos fillimisht në shtëpinë e familjes Nazif Dibametit, në lagjen “Druni Kala” e sot quhet lagjia “Partizani”. Baba Hamiti njihet si një klerik i shquar në Stamboll, Ballkan dhe organizimin që bëri dhe zgjerimin e teqesë, Pusi që lahet vet. Dokumenti thotë: “ Me pëlqimin e Këshillit të Sheriatit, e me urdhrin e Prefekturës së Elbasanit, neve shkojmë në teqenë e të ndjerit sheh Hysenit që ndodhet në lagjen “Dylgjer Hyseni” të Elbasanit.”… E riparojë teqenë baba Hamiti, shtoi dhoma të tjera e ktheu totalisht në teqe bektashiane duke e quajtur “Teqeja e baba Hamidit” Ndërroi jetë në vitin 1921. Klerikët e tjerë që pasuan drejtimin e teqesë ishin baballarë të njohur si: baba Ali Riza Dedei (1921-1941), u bë Kryegjysh 1941 dhe kaloi nga jeta 22 .2.1944, si kujdestar u dërgua dervish Ahmet Myftar (janar 1942- qeshor 1944) që u bënë edhe Kryegjysh Botëror. Pasuan baballarët: Baba Rustem Llacja (qeshor 1944 mars 1945), baba Muharrem Mahmutaj (nëntor 1945- 1961), baba Adem Mahmutaj (1961-1963), Gjysh Hajrulla Abazi (1963-1967). Teqeja funksionoi deri në vitin 1967 kur një pjesë u rrënua nga shteti monist nga ndalimi i fesë me ligj në Shqipëri. Ndërtesa ka shërbyer edhe si kopsht i fëmijve për këtë lagje 1967-1990. Mbas viteve `90 u prish ndërtesa që shërbente për kopsht filluan ndërtime pa lejë në territorin e teqesë me pallat. Ka patur në përdorim gjatë shekujve “Pusin që lahet vet”. I thonë edhe teqeja “Pusi që lahet vet”. Kjo është shpallur Monument Kulture me Vendim nr. 6 datë 15 .1.1963.