Ditën e sotme, më datë 24 maj 2021, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Bashkia e Përmetit, organizuan konferencën me temë: “Vëllezërit Frashërit dhe Lasgush Poradeci” në traditën e letërsisë shqiptare, që i kushton vëmendje rrugës naimjane.
Kjo konferencë u zhvillua në qytetin e Përmetit dhe e përshëndetën personalitete të larta shtetërore, akademik, prof, studiues si: ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Moisiu, Kryetare e Bashkisë së Përmetit znj. Alma Hoxha, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi , Kryetari i Shoqatës “ Vëllezërit Frashëri” Z.Tomorr Kotorri, znj. Mirela Kumbaro, Z.Mehmet Gëzhilli-Shtëpia Botuese “Argeta” etj…
Në fjalën e përshëndetjes, Kryegjyshi Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ndër të tjera tha se: “Me lejoni në radhë të parë, t‘ju uroj shëndet juve dhe familjeve luaja, në emër të miliona besimtarëve bektashinj të kudondodhur në botë. si edhe në emër të Selisë së Shenjtë të Krvegjyshatës Botërore Bektashiane. Zoti ju plotësoftë dëshirat tuaja! Eshtë nder i veçantë për mua që tradicionalisht organizohet për vit veprimtari të poetit të madh Naim Frashëri në vendlindjen e Tij dhe në Permet, të vëllezërve Frashëri dhe në teqenë e famshme të baba Alushit. Por sot ka një veçori, se përkujtojmë 175 vjetorin e lindjes së poetit rilindës Naim Frashëri. Kjo bëhet edhe në kuadrin “Viti i Naimit” që e filloi Kryegjyshata Borërore Bektashine 25 maj 2020-25 maj 2021. Të gjitha veprimtaritë e një viti u zhvilluan në Shqipëri dhe veprimtaritë e tjera ballkanike dhe evropiane. Është në nderin tonë dhe të të gjithëve për ta mbajtur gjallë këtë traditë përkujtimi, por kryesorja është në thellimin e vlerave që lanë pas vëllezrit Frashëri, të djeshmen, të sotmem dhe të nesërmen, ardhmërinë e Shqipërisë që dëshirojmë. Konferenca e sotme që i kushton vëmendje rrugës naimjane në përkushtimin me temë: “Vëllezërit Frashërit dhe Lasgush Poradeci” në traditën e letërsisë shqiptare. Që studuesit sot do të thonë tjalën e tyrë. Në këtë përshëndetje bashkohem me studiuesit vendas dhe të huaj, që bektashizmi në këtë trevë, frymëzoi breza të tërë me frymën e Zotit. Vençanërisht në ngjarjet kulmore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhomat e teqesë së Frashërit, u mbushën si asnjëherë tjetër, me zërat e burrave që bënë historinë e kombit. Brezat e djeshëm dhe të sotëm të shqiptarëve, jo vetëm në trojet e tyre, por kudo ku ndodhen, në çdo cep të globit, kanë përsëritur dhe përsërisin me krenari legjitime, vargjet e famshëme: T’i Shqipëri më jëp nderë, / Më jep emrin shqipëtarë… Që kjo është sinkron edhe me ekspozitën fotografike. ” T’i Shqipëri më jep nder…” mbi jetën dhe veprën e Naim Frashërit, përgatitur nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Shtëpia Botuese “Argeta” me z. Mehmet Gëzhilli. Përshëndes organizatorët për veprimtarinë e organizuar, zotin Tomorr Kotorri që pranon parreshtur në këtë traditë të filluar nga viti 2004 e deri më sot. Kjo është një mrekulli. Sepse mban gjallë mësimet gjurmëlënëse, të vëllezërve të mëdhenj, Abdyli, Samiu, Naimi. Dita e Naimit është bërë kumt jo vetëm në Shqipëri por traditë e vyer në Maqedonin e Veriut, Kosovë dhe gjetkë. Edhe një herë ju falenderoj të gjithë gjithëve dhe i uroj punë të mbarë kësaj veprimtarie shkencore, i bindur në prurjet e reja të saj! Të bashkuar të çojmë më tej ëndrrën e vëllezërve Frashëri.“