Ditën e sotme, më datë 27 maj 2021, njerëz të besimeve të ndryshe fetare, si: hebre, të krishterë dhe mysliman, të gjithë së bashku, vendosën gurin e themelit në ndërtesën e shtëpisë së përbashkët monoteiste-shumëfetare “House of One” në qendër të kryeqytetit gjerman Berlin – Gjermani.
Këtë ceremoni, krahas Presidentit të Bundestagut z.Wolfgang Schäuble, Kryetarit të Bashkisë të Berlinit z.Michael Müller dhe shumë personaliteteve të tjerë Gjermanë dhe Botërore, e përshëndeti edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili në fjalën e Tij tha: “Feja është mëndja, kush s’ka mënd s’ka fe. Dhe me të vërtetë sikur të mos ishte mëndja Libri i Gjithësisë do të ishte një radhuar i mbushur me kuptime të papërsosur.
Unë e përgëzoj dhe uroj iniciativën e ndërtimit të një shtëpie të përbashkët monoteiste në Berlin, si simbol i paqes dhe dialogut.”