Ditën e sotme, 18 qershor 2021, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, zhvilloi një takim miqësor me Drejtoren e Komitetit Hebreo-Amerikan (AJC) znj.Avital Leibovich. Mikeshë e popullit Shqiptarë, e vlerësuar maksimalisht nga Kryegjyshata Botërore si një zonjë e hekurt, që ka ndihmuar dhe bashkëpunuar kurdoherë, në ndihmë të shqiptarëve dhe popullin vëlla të Kosovës. E dekoruar për merita të veçanta nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë “Kalorës i Urdhrit të Skëndërbeut”.
Bashkëbisedimi, u zhvillua në kuadër të një bashkëpunimi miqësor amerikan, me Komunitetin Bektashi, qendra botërore e të cilit është në Tiranë, Shqipëri. Populli i izraelit, aq shumë i dashur dhe i mikëpritur nga shqiptarët, në kohë të vështira për ta, dyert dhe zemrat e bektashinjve, gjithnjë kanë qenë të hapura e mikëpritëse, për këtë popull dijetarësh, e paqedashës.
Miqësia me shtetin e Amerikës dhe atë të Izraelit do të jetë e vazhdueshme dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane, i ka përherë dyert e hapura, për këto shtete dashamirëse, të saj.