Telegram urimi
E nderuar Ambasadore e SHBA Shkëlqesia Juaj znj.Yuri Kim, dhe i nderuari staf diplomatik i Ambasadës amerikane në Shqipëri.
Kam kënaqësinë e veçantë, që si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, t’Ju urojmë 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Festë për SHBA dhe për të gjithë shtetasit amerikanë anë e kënd botës, urimet e bekimet e përzemërta e shoqërofshin shtetin paqedashës,mikëpritës e shumë dashamirës me popullin Shqiptar e me bektashinjtë e kudo ndodhur në botë.
Dita e Pavarësisë së SHBA-së, është një moment kyç në historinë botëtore, që flet shumë për mundin, sakrificën dhe idealet e larta të popullit liridashës amerikan dhe në përgjithësi të demokracisë amerikane, si shembulli më i mirë i lirisë dhe demokracisë botërore.
Duke inkurajuar bashkëpunimin e mëtejshëm e shumë të frytshëm mes SHBA , Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Kryegjysshatës Botêrore Bektashiane urojmë që këto ditë festive t’i kaloni në mënyrën sa më të mirë të mundhme.
Zoti ju bekoftë Ju e nderuara Ambasadore,
Zoti e bekoftë SHBA!
Me respekt e konsideratë të lartë!
KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ