Teqeja e Therepelit ose e baba belulit ndodhet në një kodër në fshatin Therepel, Njësia Administrative Vëndreshë. Bashkia e Skraparit.
Ajo ka përballë malin e Tomorrit. Themeluar nga Baba Beluli në vitin 1873, i cili kishte marrë dorë nga Haxhi Ali Hoqi i teqesë Asim Babai i Gjirokastrës. Lozi rol të rendësishmëm në rilindjen kombëtare në përhapjen e bektashizmit. Më pas vazhdoi baba Aliu 1908, ka drejtuar teqenë baba Halim Therepeli dhe dervish Islam Poliçani (1924-prill 1955). Në vitin 1940 drejtuan teqenë: Baba Halim Therepeli, dervish Qamil Sadik, dervish Hajri Jashar, dervish Islam Janus, dervish Teki Ismail, dervish Meleq Xhafer Qato, në vitin 1952, dervish Hysen Merdani. Në vitin 1955 drejtuan klerikët: baba Halim Therepeli deri në prill 1955, i cili kaloi nga jeta, dervish Hysen Qenaj, dervish Islam Poliçani. Kurse në vitin 1965 drejtuan baba Ahmed Goxhaj, dervish Hysen Greshica dhe në vitin 1963 drejtuan baba Muharrem Limani deri në vitin 1967. Ndërtimi i saj me mur guri dhe rreshta të rregullt një katëshe, drejtkëndëshe, pranë tyrbja me kupolë. Sot është tyrbja me 12 kënde dhe kupolë dhe sibolin bektashian, taxhin. Hyrja me tip ballkoni dhe kolona nga lindja. Varej nga teqeja e Prishtës. U mbyll në vitin 1967 me ndalimin e fesë. U rihap me ringritjen e tyrbes së baba Belulit në vitin 1992. Më pas gjyshata e Skraparit me sekretar z. Zalo Qato ndërtoi teqenë në themelet.