Sot, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, kremton 29-vjetorin e Fronëzimit të Kryepeskopit Anastas.
Me këtë rast, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ju bashkohet urimeve e përgëzimeve në këtë ditë të shënuar të ringritjes së besimit dhe rindërtimit të objekteve të kultit orthodhoks dhe rikthimit të besimit në mijëra zemra besimtarësh, besim i ringritur pas gërmadhave të regjimit komunist. Me ardhjen e Kryepeskopit, Fortlumturisë së Tij Anastas, një dritë shprese dhe besimi rilindi në zemrat e besimtarëve orthodhoksë, e cila vazhdon e do të vazhdojë të ndriçojë.
Jetë të gjatë, shëndet të plotë dhe shumë urime në misionin e shenjtë, i nderuar Kryepeskop!
KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ