Pelegrinazhi tradicional në tyrben “Vendi i Mirë”, në Tunjë të Gramshit

Të mërkurën, 25 gusht 2021,  u zhvillua pelegrinazhi tradicional vjetor në tyrben “Vendi i Mirë”, në Tunjë të Gramshit. Në këtë ceremoni, përshëndetjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, e lexoi dervish Sali Peti.
 Tyrbja ‘Vendi i Mirë’, quhej edhe vakëf. Ajo ndodhet në perëndim të fshatit Tunjë, Njësia Administrative Tunjë, Bashkia e Gramshit. Nga burimet historike, Tunja, për vetë pozitën gjeografike, njihet edhe si nyje lidhëse e kalimi i rrugëve ilire e mesjetare, për Tomorricën, Korçën, Beratin, si dhe i rrugëve sekondare nga lugina e Osumit, Devollit. Ato janë rrugë të këmbësore në vargmalin e Kalasë së Tunjës, ku duket madhërishëm mali i Tomorit. Besimi në Tunjë lidhet me besimin e lashtë bektashian,  pasi ndodhet  pranë malin mitik të Tomorit. Misionar të ndryshëm gjatë shekullit XIV-XVII, përhapën këtu Islamin dhe bektashizmin, u krjuan teqetë e para  të Shëmbërdhenjit, Dushkut, dervishije, shumë tyrbe, vakëfe dhe vende të mira, pothuaj  në gjithë fshatrat e Gramshit. Në hartën italiane të vitit 1937,  pranë xhamisë së fshatit Tunjë, në lagjen Llaha ka qenë një tyrbe, që i thoshin edhe  vakëf. Ajo ishte pranë varrezës së madhe dhe u prish herët. Nga ky fshat  ka qënë i njohur si përkrahës i bektashizmit myhibi Tahir Lllaha, i cili ka shërbyer në teqenë e Çemerricës, në Tomoricë të Skraparit. Ai shkonte gjithashtu në teqetë e Gramshit dhe vendet e mira. Ai ishte edhe patriot, përkrahës i luftërave për liri e pavarësi dhe pjesëmarrës në Luftën e Vlorës. Si besimtar i përkushtuar i bektashizmit, ishte bërë edhe ‘Dervish Nderi’ dhe njihej nga gjithë klerikët e zonës dhe në gjithë Tomorricën. Tahir Llaha  ka kaluar nga jeta në vitin 1928. Për veprimtari patriotikë, Këshilli i Qarkut Elbasan i ka dhënë Çertifikatë “Mirënjohje” dhe Komuna e Tunjës e ka nderuar me titulln ‘Nderi i Komunës”.
Nga fisi Tahir Llaha, me nisiativën e Alketa Llahas dhe përkrahjen e prindërve, u ngit tyrbja ‘Vendi i Mirë’, në vitin 2015. Alketa, duke punuar në afërsi të tyrbes, gjeti një gurë varri me taxh me teslim të vjetër, i shekullit XVII-të. Një të tillë, në vitin 2019, e gjeti dhe i vëllai, Ferdinadi.. Këto dy gurë varri me simbole bektashiane dhe të tjerë që mund të ketë nën tokë,  kanë historinë e tyre. Në këtë vend kanë  pasur veprimtari klerikë bektashianë në shekuj. Tyrbja frekuentohet nga banorët e fshatit dhe zona përreth. Çdo vit, tek kjo tyrbe, në mujin gusht, organizohet pelegrinazh.

Përgatiti: Nuri ÇUNI