15 -17 shtator 2021/ Programi tre-ditor i Institutit për Lirinë e Besimit Fetar dhe Demokracinë

Në data 15-17 shtator 2021, u zhvillua programi tre-ditor i Institutit për Lirinë e Besimit Fetar dhe Demokracinë, në bashkëpunim me Universitetin Beder, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Ishte e ftuar Prof. Dr. Beth Admiraal, nga Departmenti i Shkencave Politike në King’s College, SHBA. Më pas, përfaqësues nga institucione akademike të komuniteteve fetare në vendin tonë, kanë folur rreth lirisë së besimit fetar dhe demokracisë, parë nga perspektiva e besimeve të ndryshme fetare të institucioneve që ata përfaqësonin. Gjatë këtij trajnimi tre ditor janë kryer vizita edhe në Komunitetet fetare. Studentët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, së bashku me përfaqësues të Insitutit dhe universitetit Beder, gjatë vizitës në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, u pritën nga Kryegjyshi Botëror Bektashian,  Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Në këtë vizitë u diskutua rreth historisë së Bektashizmit, dhe pyetje të ndryshme rreth mistikës bektashiane. U bënë vizita në ambiente të ndryshme të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.