Ish-nënkryeparlamentari i Izraelit z.Halik Bar vizitoi Kryegjyshatën Botërore Bektashiane

Ditën e premte, 8 tetor 2021, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në takim një delegacion izraelit të udhëhequr nga ish-nënkryeparlamentari i Izraelit z. Hilik Bar, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Laburiste - partia në Lushteg.
Biseda u fokusua në miqësinë e veçantë që populli Shqiptar ushqen për Popullin Hebre, farkëtuar gjatë luftës së dytë Botërore, kur Shqiptarët i hapen dyert popullit të përndjekur Hebre nga Nazizmi gjerman dhe i mbrojën ata, dhe me jetën e tyre.
Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj, u ndal te disa projekte me karakter ekonomik, kulturor e social që janë të realizueshme dhe me asetet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, që ndihmojnë më tej, për zhvillimin ekonomik kulturor të dy vendeve, besimeve të përbashkëta.
Nga ana e tij ish-nënkryeparlamentari Halik, duke shprehur mirënjohje për Kryegjyshin Botëror dhe popullin tonë, tha se kjo miqësi dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë.