Takimi me Drejtoreshën e INSTAT znj. Elsa Dhuli dhe Kryetarit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Shenjtëria e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Ditën e sotme, më datë 23 nëntor 2021, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, njëkohësisht edhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, zhvilloj një takim me  Drejtoreshën e INSTAT znj. Elsa Dhuli, në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë.

Fokusi kryesor i takimit ishte diskutimi për Këshillin Ndërfetar, krijimi i Bordeve, (ekzekutiv, gruaja, rinia);  Projektet dhe aktivitetet e shumta në kuadër të ndihmave humanitare; Mardhënia dhe harmonia Ndërfetare mes 5 komuniteteve zyrtare në Shqipëri si dhe nisja e fazës së pilotimit të censusit të popullsisë dhe banesave që do të zhvillohet në vitin e ardhshëm.