Sali Njazi Dede, martiri që nuk firmosi pushtimin e Shqipërisë dhe solli në atdhe Qendrën Botërore të Bektashizmit…

Gazeta “Panorama”. 3 dhjetor 2021


FERDINAND SAMARXHIU
NDER I KOMBIT

NË VEND TË EPILOGUT ...
Në rrugëtimin historik, njerëz të mëdhenj, burra në zë të kombit, thurën dhe thepisen punëra të mëdha, ndezën dritë, lanë gjurmë, vendosën gurë të fortë stralli që brymosën rrugët me kalldrëm të kohës. Kohë të zjarrta kërkuan burra që thirren majakrahun majë maleve, që të bashkoheshin të gjithë në logun që i thërriste në luftë dhe në vdekje, po kurrë nuk u zmbrapsën. Ndezën zjarre të mëdha, shndritën istikamin e tyre të pavdekshëm për lirinë, për Zotin, diturinë, të nxënit për libra. Shtruan dhe kapisën rrugë të vështira për kohën. Sa i gjatë, sa i vështirë dhe me sa pak dritë ky rrugëtim. Shqipëria plot ngjarje, beteja, përgjakje, mundime, lavdi ...
KOHË E NDEZUR, ZJARR PËR LIRI...
Ngjarje të hidhura. Shqipëria, plasdarm kalimi i ushtrive të huaja. Besimet, bektashizmi, përndjekjet e vandalëve grekë me djegien e teqeve në Shqipërinë e Jugut, ngjarjet e viteve që çuan në Luftën e Parë Botërore, 1914-1918, rrokopujë politike e modernizimit të Turqisë si shtet pasviteve 20-të të shekullit 19, që po përjetohej në të gjithë perandorinë, dilemat e përqasura ndaj kombeve e popujve, ndaj besimeve, sakrilegjeve të tyre, në veçanti ndaj bektashizmit, nxitën dhe vunë në sedër patriotizmin e burrave të mëdhenj, që po shihnin nëpërkëmbjen e statukohës së vendit, besimit të tyre atdhetar, ndezën gjallë kërshërinë e tyre kombëtare për vatanin, lirinë, besimin e tyre. Mbyllja e teqeve bektashiane në Turqi gjatë viteve ‘25, inekzistenca e rendit, tarikatit bektashian, thirri në ideal kombëtar të gjithë shqiptarët, ndër të parët bektashinjtë që ishin të shquar për kohën, përhapës të dritës, përparimit, që edhe besimin e tyre e shihnin në
shërbim të zhvillimit, përparimit dhe emancipimit të kohës.
DASHURIA PËR VENDLINDJEN, DASHURIA E
UDHËS SË ZOTIT, MBRUJTËSE LUFTËRASH PËR LIRI
Teqe, çerdhe, mëkim ideal kombi, do të zgjojë Sali Njazi Dedenë me gjak e damarë prej
tanëve, do ta shtyjë më tepër për rrugën mistike dhe idealin për kombin dhe një ditë të zjarrtë të dashurisë në momente delicate të besimit, udhës së tij patriotike kombëtare do të vendosë.
“Kryetari i teqesë së Haxhi Bektash Veliut në Kërshehir, Hirësija e Tij, Kryegjyshi Salih Niazi, që është I fisit shqiptar dhe që njihet si Papa i gjithë bektashinjve të botës, u shtrëngua të largohet nga qendra e madhe e bektashizmit dhe erdhi e zu vend në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë, gjithë duke mbajtur dhe ofiqin e tij të lartë si postmbajtës i këtij besimi në gjithë botën”.
PATOS PËR KOMBIN,
MË E NDEZUR HISTORIA...
Kolonja, me pushkë dhe penë për mëmëdhe, histori luftërash, çetash, trimash, Sali Butka, Bajo
Topilli, Themistokli Gërmenji, Petro Nini Luarasi etj. Teqe Kolonjë, Starje, Leskovik, Qesarakë,
Kreshove. Tyrbe, mekame, mëkim shqiptarizmi, ku idealizohej mbi gjithçka kombi. Këtu do të
mëkohej fëmija, foshnjë e dervish Cufes.
Të parët e gjakut të tij kishin luftuar në çeta për liri, kishin shkruar për mëmëdhenë, për shkronjat shqipe. Vatra mëmëdhetarë do të fuste në zemrën e tij, Zotin, mitizimin e idealizmit kombëtar.
I riu Sali Njazi Dedei, shqiptar, me dashuri në rrugën mistike. 1896 do ta gjejë atë në Nevshehir, pranë Teqesë së famshme të Haxhi Bektash Veliut, shkollës së saj, si nxënës e studiues i zellshëm. Shpejt, i riu shqiptar në udhën mistike të tarikatit bektashian, 1897, myhib dhe klerik. Haxhi Fejzi Dede, kryegjyshi më i përparshëm i teqesë së madhe të Haxhi Bektash Veliut, prej gjaku të damarëve tanë nga Marikaj e Tepelenës, me gëzim prej origjinës së tij, do të inkurajojë misticizmin e Zotit, atdhedashurinë tek i riu Sali Njazi Dede, të shkrirë me parimet e tarikatit bektashian. Me kërshërinë prej gjakut të tij do të nxisë edhe më shumë mitizimin e idealit kombëtar tek ai, duke e shkrirë atë me devizën e profetit Muhamed, “Pa Atdhe nuk ka Fe”, gjë që e bën djaloshin shqiptar më mistik, më patriot, më atdhetar. Besimi i madh, misticizmi i tij bektashian, do të bëjë që Sali Njazi Dedei të tregojë dhe të shpalosë vlera dhe virtyte hyjnizuese. Devotshmëri, misticizëm, kundrejt tarikatit bektashian, do ta gjejë Sali Njazi Dedenë që në rini, në forumin më të lartë të Këshillit Gjyshnor në Kryegjyshatën Botërore, në teqenë e madhe të
Haxhi Bektash Veliut. Vlerësimi i lartë për kohën dhe moshën, Gjysh Sali Njazi Dede, me porosi të Haxhi Fejzi Dedesë, pas Kongresit të Manastirit, do të udhëtojë në vendlindje dhe në vise të tjera shqiptare. Do të njihet me udhën mistike të tarikatit bektashian, atdhedashurinë në Kon-
icë, Tetovë, Selanik. Personaliteti i tij si klerik mistik ndaj tarikatit të tij do të bëjë që të zgjidhet
shumë shpejt edhe në Këshillin e Larte Botëror të Teqesë së madhe të Haxhi Bektash Veliut, do të njihet tashmë dhe pranohet në shumë vende të botës si në Greqi, Rumani, Bullgari, Egjipt, Azi, Irak, Iran, Siri etj. Posedues jo vetëm i personalitetit të tij, por dhe të një kleriku të lartë hyjnizues mistik bektashian, do të vendoset shumë shpejt në postmbajtësin më të lartë të flamurit të bektashizmit botëror. Me mbikalimin nga jeta të të parit të tij, kryegjyshit botëror Haxhi Fejzi
Dede, në 1913, do të zgjidhet pa asnjë mëdyshje nga të gjithë klerikët bektashianë të kohës, baballarë, gjyshër, në postin më të lartë të Teqesë së Haxhi Bektash Veliut, Turqi, kryegjysh botëror. Qendra Botërore e Bektashizmit kishte tanimë klerikun prej gjaku dhe damarëve të kombit tonë, që shumë shpejt do ta shpalosë gjakun, atdhedashurinë, misticizmin e tij islam të shkrirë me idealizmin e kombit. Kryegjyshi botëror, tashmë postmbajtësi më i lartë i flamurit të bektashizmit, do të udhëheqë me parime e koncepte jo vetëm mistike, por edhe të idealizimeve të kombeve të tyre drejt rrugës së Zotit. Pranimi, respektimi i çdo himni kombëtar të çdo vendi, do të shpalosë vizionin e tij kohor, vizion që do ta udhëheqë atë më pas dhe do të udhëtojë bashkë me Qendrën Botërore të Bektashizmit të përfaqësuar në teqenë e madhe të Haxhi Bektash Veliut, drejt atdheut të tij aq të dashur, Shqipërisë.
SALI NJAZI DEDE, IDEALIST I SJELLJES SË KRYEGJYSHATËS
BOTËRORE BEKTASHIANE NË SHQIPËRI
Vendimi famëkeq i Parlamentit të Turqisë, nëntor 1925, i udhëhequr e iniciuar nga Mustafa Qemal Ataturku, për mbylljen e gjithë teqeve bektashiane në të gjithë Turqinë, ndalimin e tarikatit bektashi, krijoi kushte dhe situata të pafavorshme, inekzistente për bektashizmin, rrugën e tij. Edhe pse Sali Njazi Dede, personalitet i fuqishëm i kohës me reputacionin dhe ndikimin e
tij të madh që kishte lënë gjurmë në shpalljen e pavarësisë së kombit turk, me këtë vendim ogurzi, bektashizmi nuk do ishte i lirë të funksiononte më si tarikat, me teqetë bektashiane të
mbyllura. Si klerik i madh, Sali Njazi Dede e pa të udhës që të konsultohej me baballarë, gjyshër
të vendeve të tjera të botës, të marrë vendimin e tij, aktin e madh historik kombëtar dhe të vendosë për ta sjellë selinë e bektashizmit botëror në Shqipëri. Rilindja shqiptare, ideologët e saj të mëdhenj: Naimi, Abdyli, Samiu, patriotë të tjerë, do të ishin bazë dhe mbështetje e madhe që do ta udhëhiqnin Sali Njazi Dedenë drejt aktit të tij të madh, sjelljen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në atdheun e tij në Shqipëri. Patriotizmi i Sali Njazi Dedesë do të përkrahej edhe nga mbreti Ahmet Zog, i cili do ta mirëpriste ardhjen e Kryeqendrës Botërore Bektashiane në Shqipëri. Kushtet dhe rrethanat historike në Shqipëri të bektashianëve, të cilët tashmë kishin luftuar për mëvetësinë dhe udhëheqësit e tyre, kishin formuar komunitetin e tyre bektashi si bashkësia e parë fetare e pavarur në Shqipëri, në mosvarje dhe lidhje me Turqinë, ngjalli pa dyshim dhe ishte një faktor tjetër domethënës kombëtar patriotik që do ta formësonte më tej vendimin e Sali Njazi Dedesë për të sjellë në Shqipëri Qendrën Botërore. Bektashizmi tashmë përshkohet nga fryma e tij kombëtare e çdo vendi, çdo kombi. Kudo që ndodhen besimtarët bektashi sipas vendit të tyre, kanë himmin e tyre të kombit, atdheut të tyre, besimin etyre, tarikatit bektashi.
KONGRESET BEKTASHIANE- ROL TË
MADH PËR UDHËN E MBRUJTUR ME
IDEAL KOMBËTAR.
Prishtë, 14-17 janar 1921, Kongresi i Parë Bektashian, formëson Komunitetin Bektashian
Shqiptar, udhëheqës, kontribut i udhëheqësve shpirtëror Bektashi. 26 shtator 1929, Teqe Turan. Kongresi i Tretë. Statuti i tij, art. 57, do të legjitimojë Qendër të përkohshme të Komunitetit Bektashi, Teqe Turan. Koha kishte ardhur që Sali Njazi Dede pritet si prijës, patriot, udhëheqës i madh shpirtëror botëror i bektashizmit.
Janar 1930, Sali Njazi Dede nis udhëtimin e tij historik drejt atdheut të tij, Shqipërisë, duke shkruar historinë sjell Qendrën Botërore të bektashizmit. Vapori “Ekspres”, emër që ngeli në histori, do të sjellë Kryegjyshin tonë nga Stambolli në Pire. Më pas, në Skelë, Sarandë, 17 deputetë të kohës, me në krye, Et’hem Osmani e Ali Koprëncka, klerikë, baballarë, dervishë të teqeve të të gjithë Shqipërisë, Kamber Baba, Teqe Prishtë, Sulejman babai Shtuf, Dervish Rexheb, Hysni baba Turan, Hasan baba Memaliaj, Xhafer Babai Përmet, Seit Baba Leskovik, Ali Baba Kulmak, Mustafa Baba Frashër, besimtar, banorë të shumtë, të krahinave përreth. Në Turan-Tepelenë, Sukë, Këlcyrë, Përmet, Leskovik, personalitete të kohës presin me gëzim ardhjen e kryegjyshit botëror Sali Njazi Dede të gjakut, kombit të tyre: Sabri Qyteza,Teufik Lamçe, Teufik Orgocka, delegatët e Kolonjës Baba Hajdari, varf Myhtar, Sali Butka e të tjerë. Në emër të popullit të Kolonjës, Shenjtëria e Tij përshëndetet me një fjalim entuziast nga z. Selami Libohova... 200 persona, në Qafë të Qarrit, presin Kryegjyshin dhe drejtohen për në Korçë. 1 shkurt 1930. Sali Niazi Dedei, entuziazmin e pritjes së tij, do ta përshkruante: “Shkuarja në Turan me njëzet e pesë makina do të mbetet një kujtim i paharruar dhe shumë i vyer për mua. Do të qëndrojmë disa ditë këtu dhe do të shkojmë në Tiranë për të marrë fermanin e Kryegjyshit”. Turani tani përjeton madhështi historike. Kishte ardh tashmë në Shqipëri Kryegjyshi Botëror, Sali Niazi Dedei, Qendra Botërore Bektashiane.Turani niste udhën e tij historike. Ardhja e Sali Njazi Dede në vendin e tij u mirëprit nga qindra besimtarë jo vetëm bektashi, por dhe nga besimet e tjera. “Ndihem tepër i mallëngjyer”, do të deklaronte Sali Njazi Dede në gazetën e Korçës, shkurt 1930, nga pritja e jashtëzakonshme dhe e përzemërt e popullit dhe autorizoi t’i transmetojnë bekimet e tij jo vetëm besimtarëve, por gjithë popullit të Shqipërisë së lirë. Fama e Qendrës Botërore bektashiane, Kryegjyshit të saj, Sali Njazi Dedeit, kishte kapërcyer kufijtë e vatanit, Ballkanit etj., ishte përhapur e njohur në të gjithë botën.
Qeveria e kohës e Ahmet Zogut, duke njo- hur famën e madhe, kërkesën legjitime të klerikëve bektashianë, me dekret të veçantë e emëroi në mars 1930 Sali Njazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve: ...”Ju njoftohet se, si mbas shkresës Nr.323, datë 20.3.1930, të Ministrisë së Oborrit Mbretëror, Nalt-Madhënia e Tij, Mbreti, pati mirësinë me urdhënue dekretimin e emrimit të Hirësisë së Tij, Salih Niazi Dedes, Kryegjysh Bektashian”. Vizion i kohës, frymë misticizmi islam, mitizim idealizmi kombëtar, 4 prill 1930. Me optimizëm të madh për ta rivendosur bektashizmin në piedestalin e kohës, Sali Njazi Dede kryegjysh, organizon mbledhjen e Këshillit
Gjyshnor. Probleme, nevoja të mëdha, organizim i qendrave Gjyshnore Prindërore bektashianë të Shqipërisë e botës. Program dritëdhënës fetar, koncept vizual bashkëkohor, reformator, organizim strukturor për kohën, çuarjen më tej të udhës në kushtet e ekzistencës së besimeve të tjera, në harmoni, bashkëpunim me të gjithë konfeksionet dhe pikëpamjet e tyre, qasjes së Oksidentit, ku kishte ardhë.
Patrioti i mbrujtur me idealet e kombit, besnik i rrugës së Zotit, mëkues i misticizmës dhe mitizimit kombëtar, Sali Njazi Dede, do të ishte një klerik atdhetar patriot që çështjen e atdheut, lirinë e tij, nuk do ta barazonte me asgjë edhe kur jeta e tij vihej në pikëpyetje dhe në mosekzistencën e saj. “Papa” i gjithë bektashinjve të botës u shtrëngua të largohej nga Turqia dhe erdhi në Tiranë...
PUSHTIMIN E SHQIPËRISË NUK E FIRMOSI
DHE NUK E PRANOI KURRË
Pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste shqiptari patrioti, kryegjyshi botëror, njeriu i mbrujtur me idealin e kombëtarizmës, i ushqyer me misticizmin e Zotit, mëkuar nga atdhedashuria për vatanin dhe kombin e tij, nuk do ta firmoste dhe nuk do ta pranonte kurrë pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.
28 nëntor 1941, Sali Njazi Dede dhe Dervish Aziz Levani do të vriten tinëzisht dhe pabesisht nga armiqtë e errët të kombit, duke u kthyer në një lavdi dhe krenari për gjithë kombin tonë, për gjithë bektashizmin shqiptar e botëror. Sali Njazi Dede, martir i luftës, për çlirim kombëtar. Dëshmor i atdheut, Nder i Kombit. Sali Njazi Dede ka qenë dhe mbetet ideatori dhe ndërtuesi i godinës madhështore të bektashizmit në vendin tonë. Ai ka qenë dhe mbetet, ka thënë Baba Reshati, model i klerikut me dije të mëdha, me urtësi dhe tolerancë. Ai ka qenë dhe mbetet reformatori i parë i këtij besimi në vendin tonë, duke ngritur bektashizmin në nivele të larta përfaqësimi. Kryegjyshi botëror bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, “midis këtyre emrave të ndritur të dëshmorëve dhe ideatorëve të kombit, bën pjesë pa dyshim dhe emir i kulluar i klerikut bektashian, Sali Njazi Dede, i cili erdhi në Shqipëri me një vizion të qartë dhe
plot shpresa se Qendra Botërore e Bektashinjve, duke u vendosur në jugperëndim të Evropës së
krishterë, në paqe dhe bashkëjetesë me besimet e tjera fetare, por edhe do të kontribuonte në
harmoni midis feve “Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në vazhdë të rrugës së urtë, të udhëheqësve shpirtërorë, Sali Niazi Dede, Ali Riza Dede, Ka-
mber Ali Dede, Xhafer Sadik Dede, Ahmet Myftar Dede, Haxhi Dede Reshat Bardhi, përkujton
dhe nderon 80-vjetorin e vrasjes se Sali Njazi Dedeit, si Kryegjysh Botëror dhe ardhjen e Qendrës Botërore Bektashiane në Ti rane në vitin 1930.
S i m p o z i u m historik. Referate, kumtesa, përshëndetje të klerikëve të të gjithë besimeve
në nderim të përkujtimit të patriotit të madh, idealistit të kombit dhe të rrugës së Zotit, Sali
Njazi Dedeit, Kryegjyshit botëror bektashi që solli me atdhedashurinë e tij qendrën botërore bektashiane në Shqipëri, martir i kombit që nuk pranoi dhe nuk firmosi kurrë pushtimin e Shqipërisë që u vra nga forcat e errëta. Në këtë vazhde, në këtë rrugë të urtësisë për të përjetësuar më tej dy ngjarje të mëdha: rënien martire të kryegjyshit botëror Sali Njazi Dede për mospranimin e pushtimit të Shqipërisë dhe të ardhjes së Qendrës Botërore u organizua edhe një ekspozitë kushtuar ardhjes së qendrës botërore në Shqipëri si dhe kryegjyshit të saj
botëror , patriotit martir Sali Njazi Dede.
Po në këtë kuadër u promovua edhe libri kushtuar veprimtarive përmbyllëse të vitit të Naimit, “Naim Frashëri, apostull dhe bilbil i Shqiptarizmës”, të autorëve të njohur, Kujtim Boriçi dhe Nuri Çuni.