Kundër panairit të intolerancës

Nga Ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Albanian Daily News pasqyroi siç duhet përmbajtjen e një ngjarjeje të rëndësishme, pra ceremoninë e emërimit të Arqipeshkvit të ri të Tiranës dhe Durrësit, Mons. Arjan Dodaj, në prani të aktorëve më të lartë institucionalë dhe politikë të vendit. Pavarësisht nga të qenit besimtar apo ateist, apo përqafimi i një feje në vend të një feje tjetër, ushtrimi i veprimtarisë baritore ndikon thellësisht strukturën shoqërore të territorit. Për ta thënë në numra, Mons. Dodaj do të ushtrojë ministrinë e tij në një zonë me mbi 1.5 milionë shqiptarë. Emërimi i tij, emërimi i krerëve të besimeve të tjera fetare, përfaqëson një dukuri me rëndësi kombëtare dhe, për rrjedhojë, mbulimi i tij nga shtypi i lirë është më se i duhuri.

Kontributi që dëshiroj të jap në mënyrë sintetike – me një kokë të ftohtë – ka të bëjë me fuqinë e të pathënës dhe të imazheve. Përqafimi i qetë në foto mes Arqipeshkvit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë të komuniteteve fetare është për mua po aq i denjë sa predikimet, nëse jo më shumë. Nga njëra anë, kjo është një paraqitje e shkurtër e kulturws sw Mons. Arjanit, për të qëndruar së bashku në diversitet, për të bashkëpunuar, për të ndjekur këtë të vërtetë që do që ne të jemi pjesë e të njëjtit mozaik njerëzor si vëllezër. Sepse asnjë njeri nuk është i plotë në vetvete. Dhe, me besim, njeriu ushqen krijimin, pa pritur reciprocitet.

Në katedrale, të shtunën e kaluar, ndjehej ngrohtësia e këtij populli të jashtëzakonshëm, ashtu si buqeta e hedhur në pikturën e Banskit në Betlehem. Mund të ndihej edhe vizioni i Shkrimit, i Biblës, në rastin e të krishterëve, si një instrument pajtimi dhe çlirimi i njerëzve. Të varfërit janë ata që na mësojnë si të çlirohemi. Të varfërit, të cilët nuk janë për t’u numëruar, por për t’u përqafuar.

Në një botë ku politika shpesh ushqehet me slogane, të tilla si “toleranca zero”, ku panairi i intolerancës dikton shkallën e kënaqësisë së programeve televizive, ku frika e humbjes së identitetit të tij nxeh të veçantën, që përqafohet midis krerëve fetarë, komunitetet na kujtuan madhështinë e popullit shqiptar, i cili nuk sheh arsye për ndarje të thellë. Pyes veten nëse ky nuk është një tipar i natyrshëm shqiptar, para ndonjë dimensioni fetar. Toleranca e treguar gjatë jetës së tyre të përditshme është shembullore për ato cepa të shumta të botës ku ekziston iluzioni se zgjidhja e krizave kulturore duhet kërkuar në tërheqjen drejt rrënjëve të identitetit të dikujt. Është një shembull që meriton të lavdërohet me zë të lartë, pa e marrë kurrë si të mirëqenë.

Përkthyer nga Albanian Daily News