Qeveria e Mbretit Zog duke respektuar vullnetin e klerikëve bektashi me dekret të veçantë e emëroi në mars të vitit 1930, Sali Niazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve dhe në gusht të këtij viti caktoi qendrën e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në teqenë e Melçanit të Korçës dhe një vit më pas me Vendimin nr. 659, dt. 02.08.1930, vendosjen e Selisë së Shënjtë Botërore në Tiranë. Kryegjyshi Botëror Sali Njazi Dede veproi si bashkësi fetare e organizuar, jo politike dhe jo shtetërore. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka historinë e saj të hershme dhe të sotme edhe si një nga të katër komunitetet tradicionale fetare në Shqipëri.