Ahmed Myftar Dede Baba

(1916 – 1980)
Në postin e lartë (1947-1980)

Dede Ahmet Ahmataj, lindi në Brataj të Vlorës më 22 shkurt të vitit 1916. Kreu shkollën qytetëse në vitet 1924 - 1929. Më 1937 shkon ushtar në rrethin e Dibrës dhe pasi lirohet, vesh petkun e klerikut bektashi në teqenë e Bllacës, tek baba Zeneli, deri në vitin 1939. Më pas shërbeu në teqetë e Elbasanit, Turanit të Tepelenës, Vlorës, deri në vitin 1942. Nga ky vit e deri në maj të vitit 1944, me armë në dorë, luftoi në radhët e Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe ikuadrohet në Brigadën XVIII Sulmuese. Ka qënë në batalionet partizane të Martaneshit, Elbasanit dhe Pezës. Në vitin 1943, internohet në Porto Romano të Durrësit.
Pranvera e vitit 1945, e gjen në detyrën e komandatit të Qarkut në Martanesh. Më 2 tetor 1945, mer titullin baba dhe shërben plot devocion në teqetë e Baba Hamitit , Elbasan si edhe Kuzum Baba në Vlorë.
Në 2 qershor 1948, Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Bektashian, e zgjedh  Kryegjyshi Botëror. Në vitet 1948-1958 organizoi arsimin fetar dhe nën kujdesin e tij u përkthyen në gjuhën shqipe dhjetra libra për bektashizmin. Ai u  bë faktor i harmonisë fetare midis komuniteteve fetarë tradicional në Shqipëri. Zgjidhi një varg detyrimesh të Komunitetit Bektashian Shqiptar me bektashinjtë e tjerë në gjithë botën.
Mori pjesë në disa Konferenca Ndërkombëtare për  Paqen.
Në vitin 1958 Dede Ahmet Myftari, si rezultat i presionit nga partia-shtet, u detyrua të linte postin e rëndësishëm dhe të kalonte  vitet  e rënda të internimit bashkë me Dervish Reshatin, në Drizar të Mallakstrës. Në këto kushte,  Teqeja e Drizarit, u shndërrua në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Ndërroi jetë në 10 korrik 1980.