HAXHI RESHAT BARDHI DEDE BABA

Haxhi Dede Reshat Bardhi (1935 - 2011)
Në postin e lartë (1991-2011

Haxhi Dede Reshat Bardhi ka lindur më 4 mars 1935 në fshatin Lusëm të Kukësit. Mësimet e para fetare i ka marrë tek hoxha i fshatit. Më pas ka ndjekur një kurs formimi në Medresenë e Tiranës. Ka njohur gjuhën arabe. Në vitin 1954 u dorëzua dervish tek Kryegjyshi Botëror i asaj kohe, Dede Ahmet Ahmataj. Gjatë viteve 1958 – 1967 ka qënë i internuar së bashku me Dede Ahmetin, në Drizar të Mallakastrës. Pas viteve 1967 ka punuar për 23 vjet me radhë, punëtor në Ndërrmarjen Bujqësore, "Gjergj Dimitrov“ në Tiranë. Në vitin 1991, u vu në krye të Kryegjyshatës Botërore, duke u bërë rilindësi i Bektashizmit, pas një periudhe pauze të persekutimit komunist ndaj tij.