Bektashizmi në syrin e piktorit, Rakip Shabani

Këto ditë, me rastin e festës së Sulltan Novruzit, në “Galerinë e Artit-93”, në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, u hap Ekspozita mbi bektashizmin, e piktorit Rakip Shabani, që ishte një risi e veçantë e kuptimplotë. Me mjeshtëri piktori, Rakip Shabani, ka sjellë rreth 30 punime, ku spikatin udhëheqës shpirtëror si: baba Rexhebi i teqesë së Detroidit në Amerikë, ish-Kryegjyshi Ahmet Myftar Dede, baba Hajdari i teqesë Korçës dhe teqetë, Kuzum Baba, Kaninë, Melcan-Korçë. Me penelin e tij e tij sjellë në këtë ekspozitë hapësirën gjeografike të bektashizmit në Shqipëri, por dhe personalitete e njohura në historinë e popullit shqiptar si, Skënderbeu, Ali Pashë Tepelena etj.
Në një nga këto ditë, ekspozitën e vizitoi Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahiamaj, i shoqëruar nga kineasti i njohur, Kreshnik Harshova. Piktori Rakipi, i uroj mirëseardhjen dhe e shoqëroi në gjithë eksponatet. Kryegjyshi, vlerësoj punën e përkushtuar shumë vjeçare të piktorit Rakip Shabani. Me këtë rast piktori i dhuroi Kryegjyshit, pikturën e Dede Ahmetit.
Në këtë ekspozitë Rakip Shabani shquhet si mjeshtër i përvojës së jetës së tij, me aftësinë hulmutuese të natyrës së mrekullueshme të vendit tonë, por edhe njohës i botës shpirtërore të njerëzve. Kryegjyshi e përgëzoi për këtë ekspozitë të bukur dhe të veçantë me rastin e festës së Sulltan Novruzit dhe u shprehu: “Ju keni shpirtin bektashian, të mistikës bektashiane. Vepra juaj është një pasion elegant me koloritin e vet, që tundon sa herë e shikon. Rrofsh e qofsh, punime më të mira bëfsh gjithmonë! Urime!”.
Dede Edmond Brahimaj, e ftoj piktorin për një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ftesë që piktori Shabani e priti me kënaqësi. Gjithashtu, ai i kërkoj Kryegjyshit Botëror Bektashian, që ta lejonte të bënte një portret të tij.
Kush është Rakip Shabani
Rakip Shahini lindi në vitin 1943, n ë Dhemblan të Tepelenës, por kur ai ishte fëmijë, pridërit u transferuan në Vlorë. Ka mbaruar Liceun Artistk në vitin 1964 dhe Akademinë e Arteve në vitin 1974. Është nderuar me disa çmime kombëtare. 21 veprat e tij kanë zenë vend në Galerinë Kombëtare dhe 20 vepra të tjera në Galerinë e qytetit të Vlorës. Punimet e piktorit Shahini kanë shëtitur dhe janë mirëpritut e pëlqyer kudo në botë, si në Angli, Amerikë, Argjetinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali. Ka hapur 37 ekspozita personale brenda dhe jashtë vendit.
Ai ka vlerësime nga personalitete të shquara. Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka shruar në librin e ekspozitës: “Ekspozita e piktorit Rakip Shabani është shumë e bukur. Salla prej saj duket më e bukur, më e madhe dhe më e gëzuar. Gëzimin njeriu e mer me vete edhe kur del prej saj”.

Përgatiti:
Nuri ÇUNI