Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, me rastin e ndarjes nga jeta të myhibit të vjetër, Hysen Gega, nëpërmjet një mesazhi, ngushëllon familjarët, të afërm, miq e shokë të tij për këtë humbje. Ndër të tjera, në mesazhin e Tij, Dede Edmond Brahimaj, evidenton përkushtimin e këtij myhibi të devotshëm bektashian në udhën e Hakut, dhe në ditët e vështira të monizmit kur besimi fetar ishte ndaluar me ligj dhe institucionet fetar ishin shkatërruar, si dhe qenien e Hysen Gegës përkrah dervishëve e baballarëve për ringritjen e bektashizmit pas ndryshimeve politike të vitit 1990 në trevën e Krujës e më gjerë deri mëngjesin e së shtunës së sotme. “Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të vëllait tonë, myhibit të vjetër, Hysen Gega nga Kruja. I ardhur nga një familje bektashiane me traditë të hershme, ai ka qenë i përkushtuar në Udhën e Hakut, duke mos iu ndarë kësaj udhe dhe në ditët e monizmit, kur feja ishte ndaluar me ligj, duke qenë gjithmonë i përkushtuar dhe në ringritjen e bektashizmit e ndërtimin e institucioneve fetare pas 1990-tës, në zonën e Krujës e në vazhdim. Ngushëlloj për këtë humbje familjarët, të afërmit, miq e shokë të tij. Hyseni do të mbahet mend si një besimtar i devotshëm bektashian, si një shembull për traditën familjare e brezat….”- thuhet mes të tjerave në mesazhin e Kryegjyshit Botëror Bektashian.
Myhibi Hysen Gega lindi e jetoi në Krujë. Ai u nda nga kjo jetë mëngjesin e ditës së shtunë, 3 shtator 2022, në moshën 92 vjeçare. Varrimi bëhet në orën 13:00 të kësaj dite.