ORGANIZOHET CEREMONIA E 7-VJETORIT TË PËRURIMIT TË ODEONIT

Dita e sotme, 7 shtator 2022, ka qenë një ditë e veçantë për të gjithë bektashinjtë, përkujtimi i 7-vjetorit të përurimit të Odeonit, në Selinë e Shenjtë Bektashiane. Në këtë ceremoni merrnin pjesë klerikë bektashian, krerë e përfaqësues të besimeve të tjerë fetarë në Shqipëri, drejtues të institucioneve shtetërore e vendore dhe besimtarë të shumtë. Kjo ceremoni, u parapri me aktivitete të shumta gjatë gjithë ditës, ku me interes ishin ekspozita fotografike, vizita në muze, bibliotekë, arkiv, fonotekë, fototekë etj. Fillimisht, të pranishmit në ceremoni, i përshëndeti Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ndërsa në  vazhdim, në orën 19:00, ndoqën dokumentarin “Përurimi i odeonit -7 shtator 2015′.

“Ndërtimi i faltores, ishte një dëshirë e përpjekje e hershme e klerikëve bektashianë, e dede Ahmetit, dede Reshatit, vepër të cilën me ndihmën e Zotit e mbështetjen zyrtare e besimtarëve, ne mundëm që ta realizojmë dhe ta pasurojmë atë më tej, nga dita në ditë. – pohoi ndër të tjera Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj.

Në fund, për të pranishmit, u shtrua edhe një koktej.

Përgatiti:
Xhorxhin ÇULLHAJ

Fotot (Nuri ÇUMANI)